Gripi i derrit, shpërndahen materiale dezinfektuese në shkolla
Deri tani, në Shqipëri, nuk ka asnjë shenjë të gripit të derrit, edhe pse pak ditë më parë, një rast i infektuar u identifikua pranë fqinjëve tanë, në Itali. Pavarësisht kësaj, grupi i punës i ngritur pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon të bëjë gati terrenin për të përballuar të gjitha problemet në rast se ka shenja të virusit H1N1. Pas marrjes së masave për shpërndarjen e materialeve higjienizuese pranë kompanive shqiptare të transportit ajror, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se materialet informuese, mjetet e nevojshme di dhe prodhime dezinfektuese janë shpërndarë edhe nëpër shkolla. Instituti i Shëndetit Publik, si dhe drejtoritë rajonale të Higjienës kanë bërë takime me mjekët e shkollave. Do të jenë ata që do të shpërndajnë te mësuesit dhe te nxënësit informacionin e nevojshëm që duhet të ketë çdo qytetar.
Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë materialet informative mbi virusin H1N1, simptomat, masat për parandalimin dhe këshillat përkatëse në Vlorë dhe Durrës. Ndërsa materialet mbrojtëse dhe dezinfektantët janë shpërndarë tashmë në 12 rrethe të vendit.
Në Shqipëri, deri tani, nuk ka asnjë të dyshuar me virusin H1N1, ose, siç njihet ndryshe, gripi i derrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat e fundit konfirmojnë se asnjë shtetas, shqiptar apo i huaj, që ka hyrë në pikat tona kufitare, nuk ka qenë i dyshuar për këtë virus nga punonjësit shëndetësorë.
Dy ditë më parë janë dezinfektuar edhe avionët e dy kompanive shqiptare. Nga data 28 prill deri më 1 maj, në aeroportin "Nënë Tereza" kanë hyrë 6390 udhëtarë, nga të cilët 4257 shtetas shqiptarë dhe 2033 të huaj. Sipas të dhënave, 233 shtetas kanë qenë amerikanë, 4 meksikanë që jetojnë në Itali nga dhjetori i vitit 2008, 60 kanadezë, 11 izraelitë, 56 austriakë, 133 gjermanë, si dhe 241 anglezë. Nga data 28 prill deri më 1 maj në aeroportin ‘Nënë Tereza‘ kanë hyrë 6390 udhëtarë, nga të cilët 4257 shtetas shqiptarë dhe 2033 të huaj. Sipas të dhënave, 233 shtetas kanë qenë amerikanë, 4 meksikanë që jetojnë në Itali nga dhjetori i vitit 2008, 60 kanadezë, 11 izraelitë, 56 austriakë, 133 gjermanë, si dhe 241 anglezë.