E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marina franceze arreston 11 piratë

Forcat e marinës ushtarake franceze kapën të dielën 11 piratë, pasi këta sulmuan gabimisht anijen luftarake, duke menduar se qe mjet tregtar lundrimi. Oficerët e anijes franceze treguan se piratët u qenë afruar me dy barka sulmi, që lundronin me shpejtësi të madhe, dhe se një helikopter ushtarak kishte ndërhyrë duke qëlluar në shenjë paralajmërimi përpara se të mund të hapnin zjarr. Piratët u dërguan në bordin e anijes franceze, ku iu nënshtruan marrjes në pyetje.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›