E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjithë me Ujkanin

Fjala e duhur është përmirësimi. Kjo vlen për Palermon, e posaçërisht për portierin e saj, Samir Ujkanin.

Gjashtë gola të pranuara në dy ndeshjet e para në Serie A, nuk ka qenë mënyra më e mirë e prezantimit të tij para tifozëve sicilianë.

Shumë gola të pranuar dhe një lloj pasigurie e shfaqur prej tij, por edhe prej një pjese të konsiderueshme të futbollistëve të tjerë, është e barabartë me bilancin prej 0 pikëve në renditjen tabelore. Kështu, Ujkani deri më tani nuk ka bindur fort. Jo vetëm gjatë ndeshjeve, por edhe në stërvitje e zhveshtore.

Megjithatë, reprezentuesi shqiptar shfaqet i qetë, si gjithmonë. Ndoshta pse ai e ka përkrahjen e trajnerit dhe gjithë të tjerëve, të konfirmuar edhe nga deklaratat e drejtorit, Giorgio Perinetti.

“Ujkani nuk e ka bërë fillimin më të mirë të sezonit, ndoshta edhe për shkak të barrës së krahasimeve me ish-portierët e Palermos. Ne ia kemi dhënë përkrahjen tonë. Ai është një djalosh serioz e profesionist. Ai do të dëshmojë se është i denjë për ta mbrojtur portën tonë”, ka deklaruar Perinetti për Stadionews24.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›