Merkato, Reali përgatit goditjen e radhës, Radoseviç
Merkato zyrtarisht është mbyllur pak javë më parë, por Real Madridi po planifikon goditjen e ardhshme. Përforcimi i mesfushës për sezonin tjetër do të jetë 18-vjeçari kroat Josip Radoseviç me lajmin që raportohet nga shtypi kroat. Sipas zërave më të fundit Murinjo që ndoqi në stadium ndeshjen Kroaci-Maqedoni për të vëzhguar Luka Modriç ka mbetur i impresionuar nga mesfushori me tipare mbrojtëse që luan te Hajduk Spliti e që në sfidën e Zagrebit, debutoi me kombëtaren kroate. Për talentin e ri kroat, Los Blankos duhet të shpejtojnë, sepse dy skuadra italiane, Juventusi dhe Interi e kanë shënjestruar prej kohësh, me zikaltërit më të avancuar pasi strategjia e tyre tashmë është përqendruar te të rinjtë.
Merkato, Reali përgatit goditjen e radhës, Radoseviç burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip