E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Të gjithë me huqe", komedia franceze në Teatrin Kombëtar

Për tre ditë me radhë Teatri Kombëtar ka argëtuar dhe ka bërë të qeshin me qindra spektatorë me një komedi e cila është ringjitur në skenë nga kërkesat e vetë këtyre të fundit. "Të gjithë me Huqe" edhe pse e shkruar nga francezi Baffie në vitin 2005, është ngjitur në shumë skena ndërkombëtare nga komedianë të njohur.Në qendër të kësaj komedie janë gjashtë pacientë të cilët vuajnë nga tike të ndryshme nervore. Këta të sëmurë vijnë për t 'u konsultuar në klinikën e një neuropsikiatri. Por në mungesë të tij, pacientët fillojnë të bisedojnë me njëri tjetrin për shqetësimet e tyre. Ata fillojnë të tregojnë me hollësi shqetësimet e tyre, sa në fund të bisedave, ata fillojnë të shmangin veprimet e pakontrolluara.
Vetëm në fund të shfaqjes zbulohet se mjeku që mungonte ishte shtirur gjatë të gjithë kohës si njëri prej pacientëve duke i trajtuar ata sipas teorisë se gjithsecili duhet të jetë mjek i vetvetes. Kjo komedi vjen nga regjizori Gëzim Kame nën interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Roland Trebicka, Olta Dako, Genc Fuga, Ermela Teli, Anila Muça si dhe Eriona Kakeli rolin e së cilës ndryshe nga premiera e parë e kësaj shfaqje është luajtur nga aktoria e mirënjohur Rajmonda Bulku e cila është zgjedhur deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›