Kulla e Sahatit, ora vazhdon të shfaqë probleme
Megjithëse kanë kaluar disa ditë nga restaurimi i plotë i Kullës së Sahatit ora e saj vazhdon të shfaqë probleme. Sipas orës në qëndër të Tiranës banorët e kryeqytetit do t'iu duhet të nisin rutinën e tyre me 1 orë e 30 minuta më shpejt.
Megjithëse ora filloi të punojë rregullisht pas restaurimit nuk i janë dashur as 10 ditë që ajo të çorientohet, gjithashtu asaj nuk i dëgjohet goditja e kambanës në çdo 1 orë . Mbas restaurimit së kullës, Tiranës nuk po i rri më ora 12 por gjithçka po shikohet përtej të ardhmes.