E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goolge po përgatit një celular që do të përkthejë në kohë reale

LONDER- Një telefon celular që mund të veprojë për ju si një përkthyes po përpunohet nga Google. Firma thotë se telefoni do të jetë në gjendje të konvertojë fjalët në një gjuhë tjetër pothuajse menjëherë. Franz Och, drejtori i shërbimeve të përkthimit thotë: Ne mendojmë se përkthimi i drejtëpërdrejtë në telefon mund të jetë i mundur dhe brenda pak vitesh ky shërbim mund të funksionojë mirë. “është e nevojshme një kombinim preciz i makinës së përkthimit dhe njohjes së zërit, dhe në këtë fushë po punojmë” – thotë Franz Och.Ndërkohë që versionet e para të programeve të internetit Google për përkthimin prodhuan ndonjëherë pak më shumë se një përkthim të pakuptimtë, sot ky proces ka ardhur duke u përmirësuar gjithnjë e më mirë.Për tani Google arrin të përkthejë në 52 nga 6000 gjuhë që fliten ne gjithe boten.Google pranon se përkthimi direkt i fjalëve, ndërsa thuhen, është një sfidë më e madhe sesa përkthimi i një teksti, por thotë se një klient i telefonit do të përshtatet me përdorimin e saj duke mësuar stilin e tyre të të biseduarit.“Cdo kush ka zë të ndryshëm, theks dhe timbër të ndryshëm” thotë zoti Och. “Por njohja e zërit do të jete efektive nëpërmjet celularit pasi nga vetë natyra ato I përshtaten zërit.Ky përkthim automatik i tekstit, në fillim mund të jetë një teknikë primitive por google shpreson që me kalimin e kohës të bëhet më e sofistikuar me ndihmën e miliona përdoruesve në botë. Megjithatë ekspertët gjuhësore janë spektikë dhe besojnë se një teknoklogji e tillë përkthimi është mjaft e largët.David Crystal, professor i gjuhës në universitetin Bangor thotë se problemet me arritjen e përshtatjes së shpejtësisë së të folurit dhe llojeve të ndryshme të theksit mund të jetë e pakapërcyeshme. “Për momentin asnjë system nuk mund të përshtasë këtë”shton ai .(dailymail/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›