E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro dhe integrimi ynë evropian!

Nga Vladimir Lame*

Ishulli i Qipros, këtë verë ishte në qendër të vëmendjes evropiane, jo vetëm për turizmin e përvitshëm, krizën aktuale financiare, por më së shumti për presidencën e rradhës të BE-së. Duke nisur nga data 5 Korrik, në pjesën kryesore të ishullit të ndarë, aty ku qeverisin greko qipriotët, flamujt e Evropës së Bashkuar zunë vend pranë flamujve me ishullin portokalli në qendër dhe degët e ullirit nën të. Banorët grekë të jugut të Qipros ndjehen krenarë dhe entuziastë për këtë fat që u ra pikërisht në këtë verë me turbulenca financiare. Erërat e pasigurta nga Greqia, që këtu konsiderohet atdheu mëmë, i kanë bërë bankat e ishullit njësoj të lëkundshme si në qendër, në Athinë.

Këtë verë, Qipro në veri dhe në jug priti miliona turistë elitarë nga ata që nuk u dridhet dora për shishet e birrës të vodkës, verërave apo shoppingut. Dhe shifrat flasin pozitivisht, një rritje me 15 përqind dhe një arkëtim prej 1.8 bilion euro, një shumë e nevojshme në kushtet e krizës. Një vijë bregdetare e gjatë 648 km, në përgjithësi e thatë dhe me burime të pakta uji të pijshëm ku bien në sy depozitat uniforme të bardha mbi ndërtesat jo shumë të larta po edhe ato të bardha më së shumti. Turistët në Qipro nuk iu trembën as temperaturave të larta, që këtë muaj gusht arritën në 46 gradë Celsius. Pejsazhet e thata ndërpriten nga resorte ndërkombëtare pushuesish, kodrinat e fshatrave me ullinj janë populluar nga të rinj në kërkim të dhomave me më pak kosto të turizmit familjar, që në Qipro e kanë sjellë ish emigrantë greko qipriotë të rikthyer në atdhe nga SHBA. Çmimet e hoteleve variojnë nga 35 euro për dhoma çift deri tek 350 euro nata për një suitë. Shpenzimet ditore të një turisti të huaj në Qipro llogariten në rreth 100 euro minimumi.

Shumica e turistëve janë britanikë të joshur nga liria e dëfrimit në Qipro, një ish koloni e tyre. Pjesa tjetër e turistëve janë familjet ruse, të rinj gjermanë, grekë dhe nga vende të tjera të Evropës perëndimore, Afrikës veriore dhe lindjes së mesme. Në sektorin e shërbimeve dominojnë punëtoret filipinase, indiane dhe afrikane.

Në Qipro, shqiptarët dhe shtetarët e tyre ja vlen të marrin leksione sesi zhvillohet vrullshëm turizmi duke ia lënë në dorë resorteve me famë botërore të tërheqin elitën!
Presidenca qipriote e BE-së u parapri nga videoklipi i një kënge të posacme kushtuar këtij evenimenti historik nga këngëtari i mirënjohur grek i ishullit Stavros Hadjisavvas, këngë e titulluar: Mirë se vini miq në Qipro.
Mbi 145 mijë klikime për ta parë këtë këngë në youtube e kthyen atë në një hit veror evropian, pak të çuditshëm për burokratët në Bruksel.
Përtej vargjeve entuziaste të këngës qipriote për BE-në, ishulli mban peshën e ndarjes në jug veri që nga viti 1974, kohë kur turqit vendosën dominimin në pjesën veriore pas divergjencave mes dy komuniteteve që kishin jetuar pranë njeri tjetrit në harmoni në shekuj.

Juridikisht në BE është futur i tërë vendi, por faktikisht kjo vlen vetëm për pjesën greke të Qipros. Presidenti qipriot grek Christofias ka theksuar shpesh dëshirën për vazhdimin e dialogut me pjesën veriore për ribashkimin e vendit dhe popullit tonë. Përpjekja e fundit serioze në këtë drejtim ishte plani i Kofi Anan në vitin 2004. Plani dështoi dhe në horizont nuk duket një zgjidhje e shpejtë e këtij problemi. Ndërkohë mes Qipros dhe Turqisë vazhdojnë mosmarrëveshjet. Shpimet në kërkim të naftës dhe gazit në detin Mesdhe kanë ngritur tensionet mes palëve në konflikt.

Grekët përbëjnë 77 përqind të totalit të popullsisë ndërsa turqit 18 përqind në një total prej 1 milion e 200 mijë banorë. Aktualisht, Qipro po lëkundet mes vendit që ka në familjen evropiane dhe 2.5 miliard eurove që u derdhën në formë ndihme nga Rusia për të tejkaluar krizën ekonomike. Rusët kanë blerë toka dhe kanë futur para në bankat e këtij vendi. Ndaj Moska ka shumë shkaqe për mbështetjen e Qipros.

Përtej gjithçkaje, na kuriozon kufiri në Nikozia që ndan grekët nga turqit. Po kërkonim pjesën tjetër të kryeqytetit, të quajtur nga turqit, që e zotërojnë, me emrin Lefkozia. Bëjmë të pyesim vendasit, por edhe pse flasin mirë anglisht, hezitojnë të na tregojnë drejtimin e duhur për të bujtur qoftë edhe disa orë tek turqit matanë. Xhamitë nëse ekzistonin diku larg, duhej të shërbenin si pikë orientimi. Të tilla kishin mbetur edhe në zonën greke, nuk i kishin shkatërruar, thjesht i kishin mbyllur me dry. Edhe kur e kishim humbur rrugën në Paphos këmbët na çuan drejt xhamisë së mbyllur në kodrinë në një zonë homogjene ortodokse. Dhe ja ku mes rrugicave në sfond atmosfera e minareve shfaqet menjëherë. Kohë dreke dhe në pjesën greke, në rrugicat e Nikozias që të çojnë drejt pjesës veriore, bucet zëri i hoxhallarëve. Zëri vjen nga përtej atij kufiri në miniaturë. E ndjekim atë zë që sikur na thërret edhe ne turistëve të huaj dhe shohim qetësisht në paqe mes dyqanesh plot e përplot me veshje me çmime -80% na shfaqen siluetat e bardha të policëve kufitarë. Asnjë pyetje nga vjen, qëllimi i vizitës, asnjë kontroll trupi apo me skaner, asnjë kërkesë për të nxjerrë sa euro kemi në xhep, asnjë kërkesë për garanci bankare, për siguracion jete apo udhëtimi, prenotimi i hotelit, bileta vajtje ardhje, kush të pret dhe ku do të flesh. Çudi, sidomos për mua dhe kolegen maqedonase të bombarduar nga një listë e gjatë kërkesash të tilla dhe shpenzime në para për copa letrash, që duhen shfaqur ne kufi! Sigurisht, po hymë në një të ashtuquajtur Republikë Turke e Qipros, vend pa viza për shqiptarët, por do të kthehemi sërish në Greqi! Dhe rezultoi e vërtetë në Aeroportin e Selanikut ku polici grek i veshur civil pasi na pa kapakun e pasaportave tona na la të prisnim të kalonin në paradë para nesh 250 grekë dhe pastaj na futi në rreshtin e rusëve dhe pas dy avionëve të zbrazur na kontrolluan faqe për faqe pasaportat plot vula pa na thënë: `Welcome back in Greece! U vonuam 90 minuta për të marrë atë dreq vule të kthimit`!!!

Për tu rikthyer në Nikozia, grekët e kufirit qipriot na përcollën me buzëqeshje dhe pas dy tre hapave ju shfaqemi përtej vazove me lule policëve turq në kabinën e tyre të bardhë. Edhe ata po aq buzagaz sa kolegët e tyre grekë. Nuk na ngjan fare me një kryeqytet të ndarë, por me një kufi imagjinar në mes të pazarit. Një copë e bardhë letre sa pëllëmba e dorës na jepet nga policët turq dhe në të shkruajmë vetëm emrin, mbiemrin, numrin e pasaportës dhe nacionalitetin. Vetëm kaq në këmbim të një leje kalimi që vuloset në atë copë letër lejeqëndrimi prej 30 ditësh për të shijuar Republikën qipriote turke në veri. Në prapavija duhet të jetë ndryshe!

Kemi kaluar kështu në pak minuta nga epoka greke në atë turke. Nga mezetë dhe sallata greke me sardele në bollëkun e qofteve e të kebabit shoqëruar me turshi dhe speca djegës. Në këto anë sapo kanë festuar me entuziazëm bajramin. Na çudisin me dëshirën e tyre për të lindur sa më shumë fëmij edhe pse kohë krize ekonomike. Edhe këtu arnautet kanë nam të mirë. Hasim turistë me shumicë që bëjnë xhiron e kundërt, atë të ardhjes nga Turqia dhe zbritjes poshtë drejt Nikozias, Larnakës, Paphosit, Ayna Nappas e Limassolit.

Në këtë atmosferë të përzier fqinjësh kontradiktorë me kaq shumë histori, aktualiteti politik i ka dhënë Qipros shansin që të thotë fjalën e saj edhe për aspiratat për integrim të Shqiperisë këtë 12 Tetor. Një marrëdhënie paksa e ngatërruar me cështjen shqiptare kur flitet për Kosovën një shtet, që ende nuk është njohur nga qeveria e Nikozias. Ndër prioritetet e presid

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›