E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe njerezit e mundshem te partise se Presidentit

Ish-kreret

Meksi
Gjetja e nje forme organizative ku do te deshiroja te bente pjese edhe Presidenti Topi pas perfundimit te mandatit do te ishte zhvillim pozitiv

Me idene e nje organizimi te ri djathtas bashkohet se fundmi edhe ish-kryeministri i Partise Demokratike Aleksander Meksi. Ne nje interviste dhene revistes Java Meksi e konsideron te dobishme dhe koherente qasjen e percjelle nga Presidenti aktual Bamir Topi prej se ciles pergjithesisht eshte kuptuar krijimi i nje partie te re. Gjetja e nje forme organizative ku te marrin pjese te gjitha keto figura publike e do te deshiroja te bente pjese edhe Presidenti Topi pas perfundimit te mandatit do te ishte zhvillim pozitiv. Personalisht nuk do te gjeja ndonje arsye per te mos marre pjese ne kete projekt te ri politik si nje njeri qe nuk ka deshiruar asnjehere qe te nderroje flamujt partiake apo kredon e tij politike e cila mbetet e lidhur me qendren e djathte aq me teper sot kur ajo eshte zvetenuar shprehet Meksi. Nje arsye me shume per shfrytezimin e ketij momenti sipas tij eshte edhe gjendja ne vend dhe mungesa e nje qendre te djathte veshtruar kjo ne mangesite ne politikat me pronaret te perndjekurit etj.

Biberaj
Shoh si alternative te vetme riformatimin e te djathtes se vertete me njerez te rinj te panjollosur dhe te pakapur peng nga pushtetet

Vendimin se cfare do te beje Presidenti Topi pasi te mbaroje mandatin presidencial natyrisht qe e merr vete ai. Por une mund te shpreh mendimin tim dhe te mbroj idene time duke perfituar edhe nga pervoja ime personale. Sic e dini ju te medias por edhe mbare demokratet dhe shqiptaret ka vite qe kerkoj demokratizimin e PD-se reformimin e saj por gjithcka deri sot ka rene ne vesh te shurdher per te mos thene qe gjerat kane shkuar dhe po shkojne keq e me keq. Me kete situate dhe me kete lidership karriere politike ben vetem duke iu nenshtruar servilosur dhe i sherbyer njeshit me zellin dhe perulesine me te madhe sic ndodhte ne mesjete. Qytetari intelektuali demokrati patrioti nuk mund te pajtohet me kete gjendje prandaj shoh si alternative te vetme riformatimin e te djathtes se vertete me njerez te rinj te panjollosur dhe te pakapur peng nga pushtetet si para ashtu edhe pas vitit 90.

Blerim ela
Me nje figure si Bamir Topi une shpresoj qe partia e re qe mendoj se do te themelohet do te marre shume vota

Gje e mire do ishte qe Presidenti Topi te riperfshihej ne PD por kjo parti nuk e pranon ate. Por dua te them qe ne kete loje nuk mund te jete vetem Topi sepse partine e ben nje grup i madh njerezish. Ne kete kuader i bie qe ne PD te vijne te gjithe te vjeterit dhe ajo te reformohet dhe jo te rrije si tani ne dore te nje njeriu. Ne qofte se zoti Topi do te me ftonte ne kete parti une do te isha nje mbeshtetes i madh i tij. Une e shikoj Bamir Topin si nje figure qe terheq dhe se ai ka shume mbeshtetes jo vetem ne Tirane por edhe jashte saj. Kur thashe qe shume vijne dhe kerkojne themelimin e nje partie te qendres se djathte dua te them qe te gjithe syte i kane tek Topi. shte e udhes qe te niset puna menjehere kur krijohen partite demokratike nuk e zgjedhin kryetarin menjehere mund te zgjedhin nje koordinator ose nje organizator tjeter dhe me pas kur behet Kongresi zgjidhet edhe kryetari.

Omer Stringa
Meqe po flasim ketu per qytetarin dhe per planet e Presidentit Topi mund te them qe eshte nje nga te paktet politikane ne vend qe ka qytetari

Une jam i mendimit se PD-ja problemin me te madh e ka me vete te djathten sepse ka shkuar teper majtas. Qe kur eshte bere aleanca me Ilir Meten ministrite themelore ne vend PD-ja ia ka kaluar kesaj partie te dyte te koalicionit. Ekonomia shendetesia dhe diplomacia duhet te ishin ne pararoje te partise baze per te kryer reformat e duhura. Nje tjeter shqetesim qe kam une aktualisht me PD-ne eshte fakti se kjo parti ka lindur si parti e qytetareve dhe sot per sot mbeshtetjen me te madhe e ka neper fshatra. Kjo me shqeteson shume dhe mendoj se une dhe te tjeret duhet te punojme per ta bere PD-ne nje parti te lindur ne qytetet te jete perseri nje parti qe perfaqeson qytetaret e Shqiperise. Une jam i mendimit se demokracia nuk ecen pa qytetarine ky eshte nje nga parimet themelore. Nese zhduket qytetaria demokracia i shkon prapa. Meqe po flasim ketu per qytetarin dhe per planet e Presidentit Topi mund te them qe per kete figure kam nje respekt te vecante dhe eshte nje nga te paktet politikane ne vend qe ka qytetari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›