Të gjithë të çmendur pas festave me shkumë, trendi i plazheve (FOTO)
Vlorë- Kjo fundjavë gushti e ka gjetur sërish të mbushur bregdetin shqiptar me turistë. Tendeca më e fundit është Festa me Shkumë.
Që nga yjet e njohur të ekranit e deri tek njerëzit e thjeshtë përfshihen në këtë tendencë që zakonisht nis fundjavave në bar-et e club-et e zonave bregdetare.
Gazeta IDEA sjell në vëmendje atmosferën në një nga lokalet e zonës së Drimadhesit këtë mesditë ku në festën me shkumë u tërbuan të gjithë. Madje mësohet se jo pak u lënduan nga rrëshqitjes së ëmbël.
Në Tiranë trendi i marketingut janë posterat që nuk të ftojnë më në jug vetëm të ndjekësh ndonjë këngëtar apo DJ, por të marresh pjesë në festa me shkumë që zakonisht nisin pas orës 12:00 të mesditës.
Festat me shkumë bazohen në dëgjimin e muzikës të rrethuar nga shkuma e bardhë që hidhet vazhdimisht.
Të gjithë të çmendur pas festave me shkumë, trendi i plazheve
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 8