E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë- Automjeti humb kontrollin, vdes shoferi dhe plagosen dy pasagjerë

aksidentttt-rrugoreLezhë- Një tjetër aksident rrugor i ka marrë jetën një personi dhe ka plagosur dy të tjerë mëngjesin e së dielës.

Ngjarja e rëndë ka ndhodhur në aksin Lezhë- Laç ku një automjet ka dalë nga rruga në kryqëzimin Kryqi i Spitenit.

Si pasojë drejtuesi i mjetit tip Citroen, Blerim Bardhoku, 23 vjeç, ka humbur jetën ndërsa janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

Aksidenti është shënuar rreth orë 05:00 të mëngjesit dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›