Të hash drekë në grataçelë. Rikrijohet fotoja e famshme
Share
Ajo është një nga fotot më të njohura në histori. 11 punëtorë, në majë të një grataçele në Nju Jork, hanë drekë. Madje njëri prej tyre ka një shishe uiski në dorë. Është realizuar në vitin 1932 në përfundim të godinës RCA. Ndërkohë, disa punonjës britanikë kanë rikrijuar këtë moment të famshëm. Edhe ata nuk kanë marrë leje për të bërë një shkrepje të tillë. Por të paktën nuk kanë shishe uiski në dorë. Ata janë në lartësinë 230 metra. Kurse fotoja në Nju Jork është realizuar në lartësinë 240 metra.

