E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë 101 milion sterlina në llotari, bëjnë milionerë 20 shokë

Share

Një çift nga Britania e Madhe, që fitoi 101 milion sterlina në llotari, kanë thënë se do bëjnë 20 nga shokët e tyre milionerë brenda natës, pasi do u dhurojnë atyre një pjesë të fitimit.

Dave dhe Angela, që jetonin një apartament me një dhomë gjumi, kishin luajtur vetëm dy herë kur të premten u plotësuan të gjithë numrat në llotari.

Ata po e shihnin shortin live kur u erdhën të gjithë numrat. Çifti gjithashtu bëri të ditur se do të dhurojë një pjesë të parave për bamirësi. Ata kanë në plan të bëjnë një martesë në Portugali vitin që vjen, pasi kanë katër vjet që bashkëjetojnë. Po ashtu do blejnë një apartament në Chelsea. Dave punonte me turne 12-orëshe për Premier Foods deri më tani.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›