Të hënën hyn në fuqi urdhri i MASH për orët e mësuesve
orët e punës në javë shkojnë në 22. Urdhri i ri parashikon një rritje të orëve për mësuesit, të cilët tashmë krahas orëve të tyre të përcaktuara sipas programit do të duhet të japin mësim dhe orë të cilat mbeten si pasojë e largimit të arsimtareve me kontrate të përkohshme. Vetëm disa javë më parë Këshilli i Ministrave nxirri një vendim në bazë të të cilit rinovoheshin kontratat e përkohshme vetëm për 704 punonjës ndërkohë që rreth 1300 mësues të sistemit parauniversitar, që punojnë me kontrata të përkohshme do të duhet që të lënë radhët e arsimit, ne muajin shkurt, pasi kontratat e tyre nuk do te rinovohen. Nga 2011 mësues me kontrata të përkohshme deri në janar, vetëm 704 të tillë do të kenë mundësi që të mbyllin vitin shkollor në krye të detyrës. Këtyre të fundit u zgjatet kjo kontratë deri në fund të muajit qershor të këtij viti. Për plotësimin e normës mësimore, arsimtaret ngarkohen dhe me orë jashtë profilit. Ngarkesa e re mësimore është përcaktuara në varësi të numrit të nxënësve që do të këtë secila klasë. Kështu në arsimin parashkollor, numri i fëmijëve në një grup duhet të shkojë në jo më pak se 25, ndërsa në klasat e arsimit bazë dhe të mesëm, numri i nxënësve duhet të jetë jo më pak se 32.
Last Updated on E Hene, 15 Shkurt 2010 21:51