Doktoraturat, Filologjiku cakton 3 këstet e tarifës së studimit
tarifa e çdo kësti duhet të paguhet në fillim të nisjes së çdo viti të studimeve të ciklit të tretë. Më konkretisht, shuma e çdo kësti që duhet të paguhet është: kësti i parë 65 mijë lekë; kësti i dytë 65 mijë lekë; kësti i tretë 70 mijë lekë. Nëse doktoraturat e Historisë do të miratohen së shpejti, shkolla doktorale pranë Filologjikut do të nisë më 15 mars. Dy programet e Doktoraturës të miratuara pak ditë më parë edhe nga qeveria, për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, janë Doktoratë në Kërkime gjuhësore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore Doktor (Dr.) në Kërkime Gjuhësore dhe doktoratë në Studime letrare, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore Doktor (Dr.) në Studime Letrare. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, për vitin akademik 2009-2010, janë, si më poshtë vijon: Doktoratë në Kërkime Gjuhësore, 60 kuota; Doktoratë në Studime Letrare, 15 kuota.