Durrës, policia sekuestron rreth 2 kg drogë

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e së premtes një sasi prej 1 kg e 860 gr lënde narkotike të tipit heroinë, 0.45 gram kokainë dhe 4.4 gram kanabis.
Lëndët narkotike u gjetën të fshehura në një automjet të braktisur në rrugën Shijak- Durrës.
Nuk dihen ende poseduesit e drogës por policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të trafikantëve.