Te henen mblidhet komisioni i reformes zgjedhore

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore pritet të mblidhet të hënën për të vazhduar diskutimet mbi ato nene që kanë mbetur pezull. Por, mazhoranca dhe opozita kanë dhënë sinjale pozitive për përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore. Në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, janë miratuar në parim kapitujt që lidhen me procesin e administrimit të zgjedhjeve, atij të ankimimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pranë Kolegjit Zgjedhor. Por, një ndër pikat kryesore, mbi të cilat eskpertët janë duke punuar, e që lidhet me riformatimin e KQZ-së, do të jetë pjesë e diskutimeve në vijim.
Por, dy partitë parlamentare kryesore gjenden përballë presionit të partive të vogla parlamentare dhe jo parlamentare, të cilat kërkojnë me ngulm që të merren në konsideratë kërkesat e tyre, të parashtruara në një dokument, i cili është në dispozicion të komisionerëve prej disa javësh. Objektivi kryesor i të partive të vogla mbetet korrektimit kombëtar i sistemit aktual zgjedhor. Sipas tyre, përmes korrektimit do të mundësohet barazia e votës së qytetarëve.
Mandati i komisionit të posaçëm parlamentar përfundon të enjten e ardhshme, datë 12 Korrik. Gajtë ditëve në vijim pritet që palët të vojojnë konkaktet më qëllim mbylljen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.