E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën mbyllet Pishina e Gërmisë

Kompania Publike Komunale “Sportmarketing” Sh.a. –Prishtinë, e cila menaxhon me Pishinen e Gërmisë, i njoftonë qytetarët se Pishina e Gërmisë, do të jetë i hapur për vizitorë deri të dielën me 01 shtator.

“Gjatë ditëve të vikendit, përkatësisht të shtunen dhe të dielen, në Liqenin e Gërmisë do të ketë organizime me muzikë live me DJ dhe lojëra me shpërblime të organizuara nga Kompania Ipko”.

Të dielen, me 01 shtator, në ora 18:00, përfundon zyrtarisht sezona verore 2013 në Liqenin e Gërmisë. Pas mbylljes së sezonës në objektin e Pishinës në Gërmi pritet të përfundojnë punimet e filluara më herët dhe të fillojnë se realizuara ato të planifikuara. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›