E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa për ulëse në OKB, propagandë politike

Anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara në këtë moment është një mision i pamundur, vlerësojnë analistë politikë në Prishtinë. Fjalimi i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj në Këshillin e Sigurimit dhe kërkesa për zëvendësimin e Rezolutës 1244 duke i dhënë fund misionit të UNMIK-ut dhe hapur rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB, shihen më shumë si deklarime politike që përfaqësojnë një dëshirë e vullnet politik të Kosovës, por jo edhe një realitet politik që mbretëron aktualisht në Këshillin e Sigurimit.

Thirrjet e Prishtinës për t’i hapur dyert e Kombeve të Bashkuara, duken të vonuara pas dështimit që në pikën 14 të marrëveshjes së 19 prillit në Bruksel të përfshihej fjalia që Kosova të mos pengohet në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, shkruan gazeta Tribuna. 

Drejtori ekzekutiv i institutit KIPRED, Ilir Deda, vlerëson se në seancën e fundit në Nju-Jork, asnjë vend anëtar nuk i dha mbështetje fjalimit të ministrit Hoxhaj për çështjen e ngritur.
“Mendoj se më shumë kemi të bëjmë me një nismë të pakoordinuar dhe të pamenduar mirë sepse dihet se si mund të shkojë UNMIK-u”, ka thënë Deda. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›