Të hënën nis gara për kreun e ri të KQZ-së

Lajmi u bë dje i ditur nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Partia Demokratike duket se të preferuar ka shefin e kabinetit të kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi, një nga juristë më të mirë brenda radhëve të demokratëve, i cili ka qenë gjithashtu përfaqësuesi i kësaj partie në hartimin e reformës zgjedhore. Ndërkohë, socialistët deri më tani nuk kanë një kandidaturë konkrete.
"Në PS ka filluar procesi i selektimit, ne kemi grumbulluar disa emra që mendojmë se janë të denjë dhe të gatshëm për të kontribuar si anëtarë të këtij institucioni dhe në momentin e parë që do të na kërkohet, do të bëhet dhe publikimi i tyre", ka deklaruar eksperti i PS-së për çështjet zgjedhore, Bledar Çuçi.
Edhe me ndryshimet e reja ligjore, kreu i KQZ-së i takon demokratëve, ose në raste të tjera partisë që është në pushtet. Zgjedhja bëhet me votim të thjeshtë në Parlament prej 71 votash, që mazhoranca aktuale i ka. Por ndryshe nga herët e tjera, me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në muajin korrik, përzgjedhja do të bëhen me anë të një konkursi në komisionin e Ligjeve.
Kodi i ri parashikon dy variante: i pari, është që të gjithë anëtarët e Komisionit të Ligjeve të zgjedhin në mënyrë konsensuale dy kandidatë për t’i dërguar më pas në Parlament. Nëse dy kandidatë nuk zgjidhen nga të paktën 17 deputetë në Komisionin e Ligjeve, atëherë përzgjidhen 4 emra që kanë marrë numrin më të madh të votave. /Start/
2012-08-31 09:49