Të hënën, rinis rënia e temperaturave

Një shprehje e vjetër thotë se, vapa ikën me gushtin dhe asnjëherë më mirë se tani, nuk shkon kjo shprehje. Sipas meterologëve, me ardhjen e shtatorit, temperaturat do të ulen dhe do të nis freskia e vjeshtës.
Teksa zhiva e termometrit përgjatë këtij muaji ka shkruar ne 38 deri në 40 gradë celcius, shtatori do të nisë me një rënie të ndjeshme të temperaturave. Madje meterologët parashikojnë që duke filluar nga e dita e hënë, do të kemi rënie të temperaturave me 3 gradë celcius.
Sipas meteoalbit, temperaturat më të larta në vendet bregdetare do të shënojnë 34 deri në 35 gradë celsius. Edhe në këtë luhatje të temperatuave, meterologët thonë se moti do të jetë i kthjellët dhe ata që janë ende në bregdet, le të vazhdojnë të marrin rrezet e diellit. Vendet e ultësisë perëndimore do të kenë një mot të ngrohtë ndërsa vendet malore, do të ketë rënie të temperaturave dhe prezencë të reshjeve të shiut. Gjithashtu, në zonat malore, temperaturat minimale do të arrijnë deri në 10 gradë celcius, ndërsa ato maksimale deri në 26 gradë celcius. Ndërsa në ditët e mbetura të gushtit dhe në javën e pare të shtatorit, parametri i erës do të ndryshojë duke bërë që dallgëzimi në Adriatikë dhe në Jon të arrijë deri në 2 ballë.