E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç “ankohet” tek Pahor për kërkesat e Merkelit

Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar një vizitë private në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Boris Tadiç. Siç raportojnë mediat kroate, dy zyrtarët e lartë folën për vizitën dhe porositë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila qëndroi javën e kaluar në Beograd, e ku dha “kërcënime” për Serbinë, në rast se nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës.
 

Sipas mediave kroate, Merkel haptazi i tha Tadiçit se Serbia për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE duhet të zgjidh çështjen e Kosovës. Edhe pse nuk ishte deklaruar direkt se Serbia do të duhet ta njoh Kosovën në mënyrë që të hyjnë në “familjen evropiane”, faktin se Kosova përmendet si një nga kushtet ishte mjaft i rëndësishëm.
 

Me këtë rast, mësohet se Tadiç i është ankuar kryeministrit slloven, Pahor për kërkesat e gjermanes Merkel, me shpresën që kryeministri slloven mund të jetë në gjendje të bëjë apel tek kancelarja gjermane, për të hequr kushtet për Serbinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›