Ditëlindja më e keqe në jetë

Justin Biber ka shkruar në profilin e tij në Twitter, se mbrëmja do të jetë e paharur, por gjërat kanë ndryshuar për të keq.
Ylli i hitit Babe, së bashku me shoqëruesit e tij, janë përleshur me drejtuesit e klubit, ku dëshironin të qëndronin, andaj ata janë kthyer në veturat e tyre luksoze, për të kërkuar ndonjë vend tjetër.
Nuk dihet se ku kanë qëndruar ata, por janë kthyer në hotel, me ushqim të porositur.
Se nuk janë kënaqur aspak, këtë e ka konfirmuar Biber, duke shkruar, se ishte “ditëlindja më e keqe ndonjëherë”./Indeksonline/