E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozime jo kushte. Mesazhe paqeje ne festen e Agollit

Pervjetori i 80- të i shkrimtarit Dritero Agolli, njekohesisht nje nga themeluesit e PS nuk ka kaluar ne heshtje nga forca politike qe ai i ka perkuar keto 20 vjet. PS i ka organizuar festen per pervjetorin e shkrimtarit te madh, ku nuk munguan as mesazhet politike te themelusve te selise roze. I rrethuar nga familjare dhe miq, Agolli ka vleresuar si tejet te renduar situan politike ne vend, me nje klime te acaruar ku ben apel qe partite te shihen si kundeshtare politike dhe jo si armiq.

“Disa gjëra tia aprovojmë edhe kundërshtarit në një kompromis të llogjikshëm në mënyrë që ta kuptojë edhe ai vetë që kjo botë politike ka të drejtë"- tha Agolli.

Nje tjeter themelues i PS, Servet Pellumbi e sheh gjithashtu te nevojshme qe drafti i 10 pikave te mos shihet si i panegociushem, por si mundesi dialogu.

“Asnjë draft nuk është i përkryer. Draftet janë thjesht rrugë për dialog, hapja e rrugës për dialog. Unë kështu e shoh këtë draft. Unë e shoh si një propozim për dialog dhe kur ka propozim për dialog pala tjetër duhet të ulet të diskutojë. Mund të shtojë të tjera, mund të heqë disa prej tyre dhe të gjejnë bashkarisht pika që të dy palët të fitojnë. Kjo është demokracia. Ky është dialogu I cili na mungon në mënyrë tepër evidente”- tha Pëllumbi.

Nuk kane dale jashte vemendjes se drejtuesve aktuale te selise roze keto sugjerime te themeluesve te partise. Numri dy i saj, Gramoz Ruçi thote se PS ne qendrimet e fundit i ka mbajtur parasysh keshillat per ulje te tensionit politik ne vend.

PS me hapat e fundit që ka marrë, me pjesëmarrjen e saj në parlamentin shqiptar, me propozimet institucionale që ajo ka bërë me paketën prej 10 pikash dhe me kërkesën që ka bërë lidershipi i PS për një debat insitucional midis liderve para publikut shqiptar, është pikërisht në kuadrin e kësaj këshille të urtë dhe të mençur që jep dhe Dritëroi”- tha Ruçi.

Ndersa torten e ditelindjes, ne menyre simbolike ne formen e librit te hapur, shkrimtari Agolli e ka prere ne prani te kreut te PS Edi Rama. Ndersa vete shkrimtari nuk ka me nje urim, por nje enderr qe sic vete rrefen e sheh pothuaj çdo nate: “Më del në ëndërr që mund të bëhet një e mirë për Shqipërinë”.

Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e premte , 14 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›