E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV do të vendos shpejt për protestën

Miratimi i mocionit sot në Kuvendin e Kosovës të propozuar nga PDK ka nxitur dilema nëse tash Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e detyruar që të anuloj protestën e paralajmëruar për të dielën.

Në bazë të mocionit që thuhet se shfuqizon vendimet tjera rreth çështjes së reciprocitetit me Serbinë nuk lë shumë hapësira për Vetëvendosjen.

Sidoqoftë Shefi i Grupit Parlamentar Visar Ymeri, ka thënë për KTV, se për çështjen e anulimit apo jo të protestës kjo parti do të vendos shumë shpejtë, transmeton Indeksonline.

Vetëvendosja ka paralajmëruar një protestë për të dielën me skenar të njëjtë sikur me 14 janar, bllokimin e pikave doganore në Merdare dhe të Dheu i Bardhë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›