Basha në Sion
Mesfushori kosovar, Vullnet Basha është larguar nga Xamax Neuchatel, duke iu bashkuar rivalit nga Superliga zvicerane, Sion.
20 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Sionin deri më 2015. Ai u largua nga klubi që gjendet në krizë të thellë financiare për shkak të keqmenaxhimeve të pronarëve çeçenë.
Liga zvicerane ia ka marrë licencën Xamaxit të mërkurën, duke e përjashtuar nga liga për shkak të pagave të papaguara, dokumentacionit të humbur dhe keqpërdorimeve në llogaritë bankare.