Magjistari britanik ecën mbi lumin Thames
Shumica e magjistarëve janë të gatshëm për numra të pabesueshëm, por magjistari britanik Dynamo (28-vjeçar), emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, mahniti Britaninë e Madhe, duke ecur mbi shtratin e lumit Thames në Londër. Në fund e “mori me vete” një barkë e policisë.
Dëshmitarët e rastit mbetën të tmerruar kur panë Dynamon duke performuar pikën e tij për shoun më të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”. Frayne deri më tash ka bërë emër me ekzekutimin e disa numra të komplikuar magjie.
Ndër ata që ishin dëshmitarë në shkathtësitë e tij ishin edhe Jay-Z, Will Smith, Busta Rhymes dhe Paris Hilton. Ai ka paralajmëruar se në emisionet e ardhshme do të shndërrojë borën e maleve të Australisë në diamante. Frayne ka mësuar zanatin nga gjyshi i tij, ndërsa duke u rritur ai e pasuroi edhe më shumë duke e kombinuar me dance dhe hip-hop elemente, shkruan Daily Mail.