E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të jetosh pa brengë e parasë

Argëtim interesant për njerëzit që mbajnë mjekra, hipik që mbledhin së bashku, përderisa regjisori David Wain na sjell njërën prej komedive më qesharake që kemi parë viteve të fund në kinematë amerikane.

Ky film mund të shihet pak a shumë si e ndërlikuar, e cila mund të jetë arsyeja se pse çdo humor që bëhet në këtë tregim ka të bëj me recensionin që ka prekur një çift në New York, konkretisht në rrethin e Georgia, njëri për shkak të zhurmës kurse njëri për shkak se vdes dikush.

Këtu kemi, parasegjithash aq shumë humor që është vështirë të imagjinohet e të shihet tek një aktorë që zhvishet për të treguar dështimin e tij.

Kështu, papritur të papunë, George dhe Linda një çift Nju Jorkez, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të lënë qytetin dhe të shkojnë të jetojnë me vëllanë e Georgeit.

Por edhe kur ky plan nuk shkon si duhet, ata marrin sërish rrugën dhe fare rastësisht takojnë një komunitet, që jetojnë si të duan dhe rregulli i vetëm është të jesh vetvetja...

E tërë kjo ndodh gjatë një nate ku Linda (Jennifer Aniston) dhe George (Paul Rudd) ndalen në këtë azil, ku mendojnë se do të mund të sigurojnë një shtrat për fjetje dhe të ngrenë diçka. Ata shkojnë për të fjetur në vitin 2012 në një vend idilik ku pavarësisht kohës së teknologjisë dhe gjërave të tjera në të nuk ka asgjë moderne. Skenari është i shkuar nga Wain, regjisori bashkë me Ken Marino dhe në të ka aq shumë humor saqë ndonjëherë fiton idenë se manaferrat më të vërtetë janë të ngjashëm me telefonat Blackberrie, pra telefonin Manaferrë, markë kjo e njohur e telefonisë mobile.

Vibrime të mira dhe telefona që ushqehen nga ajri, dhe njëjtë është edhe me manaferrën. Kjo bën që Linda dhe George të pëlqejnë këtë sharmë të jetës së këtij komuniteti dhe tërë kjo pasi largohen nga shtëpia e vëllait të George.

Përderisa në vitin 2001, Wain bëri kultin filmik “Wet Hot American Summer” që flet për fëmijët dhe këshilltarët e kampeve në vitin 1980, “Wanderlust” ka në thelb dinamikën e grupeve të izoluara, por efektive, që po bëhet trend të jetohet në SHBA. Këto grupe pushojnë në një kohë derisa një çift apo person të vinë në rrugën e duhur të tyre të karrierës. Pjesë e kësaj është një rezonim i papritur i asaj se si i bashkohen atij Linda dhe George dhe atë vullnetarisht pasi që shumë njerëz nuk e bëjnë këtë ashtu. Kur kthehen në New Yorku, ajo do të bëhet regjisore e filmave dokumentar përderisa ai do të bëhet një person që shet pasuri të paluajtshme edhe pse më parë vetës ja kishte blerë një arkivol pasi e largojnë nga puna.

Wanderlust është një film që do të shfaqet në DigiGold nga e hënë deri të dielën, kanal të cilin në Kosovë e sjell ekskluzivisht Kompania IPKO.

---------

Wanderlust

Regjia: David Wain; skenari: D. Wain dhe Ken Marino; drejtor i fotografisë: Michael Bonvillain; montazha: David Moritz dhe Robert Nassau; muzika: Craig Wedren; dizajner: Aaron Osborne; kostumet: Debra McGuire; producentë: Paul Rudd, Marino, Wain dhe Judd Apatow; Distributor: Universal Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 38 minuta.

Aktorë: Paul Rudd (George), Jennifer Aniston (Linda), Justin Theroux (Seth), Malin Akerman (Eva), Michalea Watkins (Marisa), Lauren Ambrose (Almond), Joe Lo Truglio (Wayne) dhe Alan Alda (Carvin).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›