Të krishterët “e diskriminuar”, padi në Strasburg
Katër të krishterë britanikë, të cilët thonë se kanë humbur vendet e punës për shkak të besimit të tyre, kanë ngritur rastet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Dy punonjës të kompanisë ajrore British Airways thonë se janë pushuar nga puna për shkak se kanë bartur kryqe katolike.
Një gjykatë në Britani ka hedhur poshtë pretendimet e tyre për diskriminim fetar, pasi bartja e kryqit nuk është kërkesë e besimit të krishterë.
Dy të tjerët thonë se kanë humbur punën, për shkak të bindjes së tyre se marrëdhëniet homoseksuale janë në kundërshtim me Ligjin e Zotit.
Njëri nga ta, shërbyes civil, është pushuar pasi ka refuzuar të zyrtarizojë partneritetin civil në mes të një çifti homoseksual.
Tjetri, terapist në spital, ka refuzuar t`i japë këshilla po ashtu një çifti të gjinisë së njëjtë.
Gjykata me seli në Strasburg nuk pritet të marrë vendim për disa muaj.