Viti i ri shkollor, Berisha:Të ndahet gjuha shqipe nga letërsia

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryeministri Berisha garantoi nxënësit dhe mësuesit se qeveria do të ketë si përparësi madhore arsimin duke modernizuar shkollat, përmirësimin e kushteve të mësidhënies dhe rritje rrogash për arsimtarët. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se arsimi në Shqipëri ka shënuar arritje pavarësisht problemeve që mbizotërojnë akoma.
"Rreth 65 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në mbarë vendin. Në emër të qeverisë dua t`ju uroj të gjithë nxënësve të vendit një vit të mbarë dhe plot suksese. I garantoj nxënësi dhe mësuesit se për qeverinë arsimi mbetet çështja më serioze dhe më e rëndësishme. Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi çdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre ” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi ndryshimin e kurikulës së gjuhës shqipe. "Korikula e gjuhës shqipe duhet të tranformohet. Gjyha shqipe duhet të shtrihet në të gjithë ciklin dhe në atë parashkollorë me elementë më fillestarë të saj. Kjo kërkon 1: shmangien e metodës klasike dhe kalimin i mësimit të saj me rrogëzim. Ata të cilët qëndrojnë më lartë me mësimin e gjuhës së tyre ata kanë aplikuar metodën e rrogëzimit” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri kërkoi ndarjen përfundimtare të lëndës së gjuhës shqipe nga letërsia në shkollat e vendit. "Gjuha shqipe është lider dhe s`mund të futet në sqetullën e letërsisë dhe unë kërkoj ndarjen përfundimisht prej saj.Kurikulat e reja duhet të hyjnë në përdorim shumë shpejt dhe mësuesit duhet të rikulifikohen” shtoi kryeministri.
Kryeministri Berisha i është referuar sot edhe situatës nga zjarret në shumë zona të vendit duke dhënë edhe shifrat e dëmeve të marra nga Ministria e Mjedisit. “Janë djegur1690 hektarë pyje, 4 mijë hektarë kullota sepse vecanërisht në malet e jugut barinjtë përdorim këtë metod që të plerojnë me djegie kullotat dhe gjithashtu janë djegur edhe 600 hektarë shkurre. Qeveria ka ndjekur problematikën e zjarreve në mënyrë absolute. S`kemi viktima nga zjarret dhe janë bërë disa evakuime të pakta por gjer tani viktima nga zjarri s`kemi pasur” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha ka sulmuar edhe opozitën që sipas tij kërkon të fitojë kapital politik kur ka fatkeqësi të tilla. “Është për tu dhimbsur që opozita me një traditë unike në Europë në çdo fatkeqësi natyrore mendon se do nxjerrë kapital politk duke bërtitur. Po të vini re në asnjë nga deklaratat e kreut të PS-së nuk është bërë qoftë edhe njëherë thirrje për të denoncuar zjarrëvënësit, dhe për të mbështetur zjarrëfikësit” shtoi Berisha.
vijon..