Të kuqtë i japin “leksion” LushnjësPartizani bën detyrën. Grushte në Korçë, derbi kthehet në arenë boksi. Barazon Laçi, fiton Besëlidhja. Luftëtari i afrohet kreut

Ndeshja Partizani-Lushnja pritej të ishte me rivalitet, për vetë pozicionet që skuadrat kanë në tabelë, por nuk ka ndodhur kështu. Të kuqtë e drejtuar nga Marko Pelinxhi dominuan takimin, duke fituar pastër 3-0. Lushnja ka pasur rastin e vetëm që në fillim të lojës, teksa ka goditur traun, por më pas gjithçka ka folur për Partizanin. Sulmuesi Gjoka zhbllokon rezultatin në minutën e 25-të. Pas këtij goli, Partizani nuk lëshon në lojën e tij. Me një mbrojtje të hekurt, me Likën, Demirin, Hithin dhe Demajn, të kuqtë kërkojnë të shënojnë dhe golin e dytë. Në fraksionin e parë nuk do ta gjejnë, ndërsa në pjesën e dytë të kuqtë dhurojnë momente të bukura, ashtu siç do të jetë dhe shënimi i golit të dytë nga një aksion model. Lika nis Sulçen, i cili pason për tek Gjoka dhe ky i fundit tek Bleta, që i lirë brenda zone shënon golin e dytë. Pas tre minutash të kuqtë trefishojnë rezultatin, teksa Gjoka realizon me kokë, pas krosimit të Sulçes nga e djathta.
Partizani – Lushnja 3-0
Partizani: Çullhaj, Lika, Demaj, Hithi, Bleta, Sulçe, Çobani, Kamberi, Agolli, Bardhi, Gjoka. (U aktivizuan: Çiçi, Mehja, Murataj, Mukaj, Dishaj). Trajner: M.Pelinxhi
Lushnja: Çako, Tashi, Beqari, Veliu, Ruco, Leka, Korreshi, Ikonomi, Baze, Rakipi, Pepa. (U aktivizuan: Lapi, Saraçi, Bejtje). Trajner: A.Duri
Shënues: Gjoka 25’, 57’, Bleta 54’
Gjyqtarë: A.Beqiri, R.Dobruna, E.Dyrmishi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Tashi, Veliu
Aldo Liçaj
Degjeneron ndeshja, 5 minuta ndërprerje
Minuta e 32-të e ndeshjes së djeshme mes Skënderbeut dhe Pogradecit, ka sjellë një rrëmujë të madhe në fushën e lojës. Pikërisht në këtë minutë, pogradecari dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit, Molla, godet me grusht një futbollist të Skënderbeut. Pas këtij momenti gjakrat janë nxehur, teksa në këtë sherr janë përfshirë më pas edhe lojtarët e të dy ekipeve. Pesë minuta është ndërprerë ndeshja, ndërkohë që janë dashur të ndërhyjnë edhe forcat e rendit, që kanë qetësuar situatën e krijuar. Ishte një ngjarje vërtet e shëmtuar. Gjyqtari kryesor, Mahmuti, ka nxjerrë nga fusha me kartonin e kuq, kapitenin e Pogradecit, Molla. Në këtë moment, është revoltuar trajneri pogradecar Arben Mahmutaj, që ka tërhequr për disa minuta ekipin nga fusha e lojës. Pasi është qetësuar situata, trajneri mik vendos që t’i rikthejë sërish futbollistët liqenorë, edhe pse me një futbollist më pak. Kjo duket se ka prishur sërish imazhin e futbollit të moshave në Shqipëri. Grushtat në fushë, kanë qënë të pafalshme, kur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli midis të rinjve. Megjithatë, duhet thënë se gjithmonë ndeshjet Skënderbeu-Pogradeci, kanë pasur tension brenda, por jo deri në këtë masë, sa ajo e krijuar dje.
Loja
Në fushë loja ka qënë tepër e fortë dhe me raste për të dy skuadrat, të cilat krysojnë bashkë renditjen e Grupit të Jugut. Kjo ka bërë që takimi të vlerësohej në maksimum nga të dy skuadrat. Të parët që shënojnë janë miqtë, që në minutën e 12-të, ku pas një krosimi nga krahu i djathtë, Mata gjuan fuqishëm brenda zonës, duke kaluar Pogradecin në avantazh. Pas këtij goli të papritur, korçarët janë hedhur të gjithë në sulm. Eshtë Neli, që pas një goditjeje nga këndi në minutë e 30-të, kërcen me kokë mbi të gjithë dhe shënon golin e barazimit. Në pjesën e dytë Skënderbeu ka pasur disa raste me anë të Kitës dhe Xhogës, por rezultati ka mbetur i pandryshuar, në shifrat e barabarta 1-1. Një barazim që përligj lojën e të dy ekipeve në fushë, por që kjo lojë e bukur u prish nga dhuna në fushë.
Altin Reli
Skënderbeu – Pogradeci 1-1
Skënderbeu: Pikuli, B.Hoxha, Koçi, Neli, Larti (Voskopoja 59’), Qani, Xhoga, Agolli, Ferzo (Emini 89’), Tahirallari, Kita. Trajner: Gj.Avramushi
Pogradeci: Biraku, Jakupos, Kllogjeri, Peraj, Sadikllari, Osmani, Molla, Çela, Jahollari, Mata, Hoxhallari. Trajner: A.Mahmutaj
Shënues: Neli 30’ / Mata 12’
Gjyqtarë: A.Mahmuti, E.Danaj, F.Xhemalaj (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Pikuli, Qani
Karton i kuq: Molla
Shkëlqen Shkëndija T., zhytet Dinamo
Shkëndija e Tiranës-Dinamo është fituar nga djemtë e shkollës “Loro Boriçi”, me rezultatin e thellë 4-1. Blutë e drejtuar nga Bashkim Delia kaluan të parët në avantazh, duke përfituar nga një autogol i Xhelajt. Vetëm 4 minuta do të zgjaste avantazhi i Dinamos, pasi Halili ka barazuar rezultatin me një gjuajtje nga jashtë zone. Pas këtij momenti, vendësit luajnë më mirë dhe Xhafa për pak sa nuk dyfishon shifrat. Fantazisti shkarkon të majtën e tij me një gjuajtje nga reth 30 metra, por portieri Myrta pret me vështirësi. Në minutën e 29-të, Zhilla shkakton një autogol dhe Shkëndija kësisoj është në epërsi. Pas tre minutash, pas një krosi nga e djathta, kapiteni Mario Xhafa zhytet bukur me kokë midis dy mbrojtësve dhe portierit, duke shënuar golin e sigurisë për ekipin e tij. Ndërsa në pjesën e dytë, disa veprime të bukura individuale të Xhafës dhe goli i Marashit, që siglon rezultatin përfundimtar 4-1 për Shkëndijën, janë gjërat që mund të përmenden.
Aldo Liçaj
Shkëndija T. – Dinamo 4-1
Shkëndija T.: Topalli, Popleka, Shuli, Dosti, Xhafa, Bakalli, Xhelaj,
Halili, Fagu, Manuka, Marashi. (U aktivizuan: Çipa, Beqiri, Lleshi).
Trajner: P.Haxhia
Dinamo: Myrta, Zhilla, Tujani, Takaci, Haxhiu, Burhanaj, Hasa, Targaj,
Çika, Bërdufi, Delisina. (U aktivizuan: Hasaj, Angjeli, Nelaj).
Trajner: B.Delia
Shënues: Halili 10’, Zhilla 29’ (aut), Xhafa 32’, Marashi 60’ / Xhelaj 6’ (aut)
Gjyqtarë: R.Dobruna, A.Beqiri, B.Hakrama (Tiranë)
Tre gola për t’iu larguar fundit
Shkëndija D. – Apolonia 3-0
Shkëndija D: Pjetri, Kullolli, Lila, Gorja, Kollaku (Mema 80’), Likja, Koleci, Hatija ( Met’hasani 85’), Nehani (Hysa 75’), Beu, Mziu (O. Hoxha 67’). Trajner: F.Kuçi
Apolonia: Çako, Arditi, Hasani, Kuçi, Bregu, Tahiri (Bimo 75’), Tafa, Muça, Hushi(Maloku 60’), Memushi, Sullani. Trajner: Sh.Sina
Shënues: Koleci 20’, 52’, Beu 30’
Gjyqtarë: L.Alla, A.Dushi, S.Ngreca (Lushnjë)
Me fitoren 3-0 të arritur ndaj Apolonisë, ekipi i Shkëndijës së Durrësit realizoi një tjetër përpjekje për t’iu shmangur vendit të fundit në renditje. Tri golat e shënuar në portën e fierakëve, janë argumenti më i mirë i epërsisë së krijuar nga vendësit. “Edhe në disa takime të tjera kemi krijuar epërsi, por kemi qenë të pafat për t’u shpërblyer me fitore. Ndaj Apolonisë djemtë luajtën të mobilizuar dhe zbatuan me përpikmëri detyrat taktike,”- u shpreh trajneri Fatos Kuçi. Loja me theks sulmues e Shkëndijës D., i detyroi fierakët të mbylleshin në mbrojtje, por pa sukses. Koleci shënoi dy gola të bukur në minutat 20 dhe 52. Por edhe goli i Beut ishte spektakolar, sepse u realizua nga një gjuajtje standarte nga distanca. “Çaluam në mbrojtje, ndërkohë që mesfusha nuk arriti të neutralizonte veprimet aktive të kundërshtarit, që arriti një fitore të merituar,”- pohoi për “Panorama Sport” trajneri i Apolonisë, Shpëtim Sina.
Bujar Qesja
Sopoti i prish punë Luftëtarit
Sopoti – Luftëtari 0-0
Sopoti: Leka (Micja 40’), Lame, Doleqi, Brahja, Menalla, Alliu, Kënga, Rrumbullaku, Koçi, Çaushi (Bozhiqi 68’), Mana (Suli 42’). Trajner: L.Brazhda
Luftëtari: Isarai, Bizhga, Boci, Berberi, Bega, Doqi, Llukani, Nora, Shehu, Kazma, Hysi. Trajner: Ç.Begaj
Gjyqtarë: V.Ranxhi, E.Ganxhi, E.Bodeci (Elbasan)
U-19
Java 20 (05.04.2009)
Partizani – Lushnja 3-0
Shkëndija T. – Dinamo 4-1
Besa – Shkumbini (sot)
Flamurtari – Elbasani (sot)
Tirana – Vllaznia 1-0
Shkëndija D. - Apolonia 3-0
Teuta pushim
Renditja
1. Besa 11 3 4 33-14 36
2. Partizani 10 5 4 30-20 35
3. Flamurtari 10 3 4 32-15 33
4. Lushnja 10 3 4 29-19 33
5. Teuta 9 4 4 33-17 31
6. Shkumbini 10 3 5 32-23 30
7. Shkëndija T. 8 4 6 38-29 28
8. Tirana 6 4 9 26-24 22
9. Vllaznia 6 3 9 25-25 21
10. Dinamo 5 5 9 23-32 20
11. Elbasani 4 4 10 19-26 16
12. Shkëndija D. 4 2 14 19-56 14
13. Apolonia 3 3 13 20-58 12
Java 21 (12.04.2009)
Lushnja - Shkëndija T. (12:00)
Dinamo - Teuta (12:00)
Shkumbini - Tirana (12:00)
Vllaznia - Flamurtari (12:00)
Elbasani - Shkëndija D. (12:00)
Apolonia - Partizani (12:00)
Besa pushim
Niveli inferior
Grupi i Veriut
Java 22 (05.04.2009)
Turbina – Laçi 2-2
Kastrioti - Ada 1-0
Besëlidhja - Dajti 3-1
Burreli pushim
Renditja
1. Laçi 13 3 1 47-19 42
2. Besëlidhja 12 3 1 35-15 39
3. Ada 8 3 7 34-34 27
4. Dajti 6 6 8 32-39 24
5. Kastrioti 6 3 9 38-37 21
6. Burreli 5 3 10 24-42 18
7. Turbina 1 5 11 13-33 8
Java 23 (12.04.2009)
Burreli – Turbina (12:00)
Laçi - Besëlidhja (12:00)
Dajti - Kastrioti (12:00)
Ada pushim
Grupi i Jugut
Java 22 (05.04.2009)
Skënderbeu – Pogradeci 1-1
Sopoti - Luftëtari 0-0
Skrapari - Naftëtari 3-4
Bilisht Sporti pushim
Renditja
1. Pogradeci 13 2 5 51-26 41
2. Skënderbeu 13 2 7 43-26 41
3. Luftëtari 12 4 4 40-14 40
4. Naftëtari 12 1 7 46-31 37
5. Bilisht Sport 12 1 8 39-33 37
6. Sopoti 9 3 9 40-35 30
7. Skrapari 4 0 15 24-48 12
...........................................
8. Gramozi 1 1 15 3-55 4
Java 23 (05.04.2009)
Luftëtari - Skrapari (12:00)
Naftëtari - Skënderbeu (12:00)
Bilisht Sport - Sopoti (12:00)
Pogradeci pushim
Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti.
E Marte, 07 Prill 2009