E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo vazhdon serinë e fitoreveVllaznia e pandalshme, bind edhe Partizani. Te inferiorët, Laçi dhe Skënderbeu kryesojnë të qetë grupet

Vllaznia kryesuese nuk di të ndalet dhe këtë herë ka mundur pastër në kryeqytet Tiranën, me rezultatin 3-1. Ndeshja është zhvilluar të premten në Kamëz dhe shkodranët nuk e kanë vënë në dyshim fitoren, pavarësisht se bardheblutë befasuan në fillim të lojës. Tirana arrin të kalojë në avantazh me Morinën në minutën e 10-të, por miqtë nuk pajtohen kurrsesi me këtë rezultat. Pas disa tentativave drej portës bardheblu, është organizatori Bardulla në minutën 25-të që barazon rezultatin. Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori arrin të shkojë i qetë në pushimin midis pjesëve, sepse Erkoçeviç finalizon bukur me kokë në minutën e 40-të, duke kaluar në avantazh Vllazninë. Pjesa e dytë është dominuar nga miqtë, ndërsa bardheblutë mundoheshim të krijonin ndonjë aksion sulmues, por ishin të paqartë. Ndërkohë, i sapofuturi Papa, vulos fitoren e Vllaznisë në minutën e 73-të, pas një aksioni me shumë pasime dhe në fund një gjuajte e bukur në formë parabole.

Tirana – Vllaznia    1-3
Tirana: Dobi, Allmeta, Sula, Bejleri, Sulejmani, Mikeli, Skënderi, Kacoli, Zijaji, Morina, Kaimi. Trajner: B.Metani
Vllaznia: Koleci, Bushaj, Rusi (Papa 65’), Hotaj, Marku, Karakaçi, Bardulla, Erkoçeviç (Demiraj 60’), Djepaxhia, Puka, Shaba. Trajner: E.Plori

Shënues: Morina 10’, Bardulla 25’, Erkoçeviç 40’, Papa 73’
Gjyqtarë: R.Dobruna, A.Beqiri, E.Dyrmishi (Tiranë)

Aldo Liçaj

Të kuqtë nxjerr dufin me Lushnjën
Partizani – Lushnja    5-0
Partizani: Dibra, Çeka, Miso, Sharku, Imami, Peposhi, Buçpapaj, Bërdaj, Berberi, Mata, Meçani. (U aktivizuan: Dura, Fufi, Kuçi, Vila, Demiri). Trajner: G.Mahmutaj
Lushnja: Lila, Shurdhi, Biçaku, Çullhaj, Qose, Gjyla, Sula, Musaku, Bilbili, Baballëku, Gjolena. (U aktivizuan: Shtemari, Bakiasi, Liçka, Qole, Shabani).  Trajner: G.Taullau
Shënues: Berberi 30’, Demiri 46’, 73’, Mata 57’, Imami 58’
Gjyqtarë: L.Mustafaraj, B.Hakrama, E.Rama (Tiranë)

Partizani ka kaluar me lehtësi Lushnjën, duke e mundur me rezultatin 5-0, në ndeshjen e zhvilluar të premten në kompleksin e Kamzës. Të kuqtë e drejtuar nga Genc Mahmutaj kanë nxjerrë dufin e humbjeve të kaluara, e sidomos atë një javë më parë në derbin me Dinamon. Në minutën e 30-të, sulmuesi Berberi kalon në avantazh Partizanin. Të kuqtë kanë pasur dhe disa raste të tjera për shënim gjatë minutave të mbetura të pjesës së parë, por nuk kanë mundur të thellojnë shifrat. Ndërkohë, në 40 minutëshin e dytë, vendësit do të jenë të papërmbajtshëm. Demiri shënon vetëm pas gjashtë minutave golin e dytë dhe pas këtij momenti, ndeshja nuk ka më rivalitet. Të kuqtë përfitojnë nga gabimet e lushnjarëve dhe realizojnë dy gola të tjerë me anë të Matës dhe Imamit. Në minutat e fundit, Demiri shënon edhe golin e pestë, duke vulosur fitoren e Partizanit, që tashmë forocon pozitat në vendin e dytë, por që është shumë larg Vllaznisë kryesuese.
Aldo Liçaj

Dinamo nuk mbahet, fiton përsëri
Shkëndija T. – Dinamo    0-1
Shkëndija T.: Osmani, Qendro, Kodra, Kasemi, Caca, Xhixha, B.Kasemi, Belba, Lleshi, Sinani, Berberi. (U aktivizuan: Xaxa, Halili). Trajner: K.Sterjo 
Dinamo: Zhllima, Muçaj, Çuçi, Hysa, Musaj, Arapi, Gjuzi, Dita, Spiro, Berberi, Delia. Trajner: D.Mehmeti
Shënues: Arapi 16’
Gjyqtarë: E.Dyrmishi, L.Mustafaraj, E.Rama (Tiranë)

Paratërinjtë e Dinamos po tregojnë një formë të shkëlqyer në fazën e dytë, duke arritur rezultate pozitive radhazi. Të premten, në kompleksin e Kamzës, ata mundën djemtë e shkollës së mjeshtërisë, “Loro Boriçi”, që përfaqësohen në kampionatin superiore me emrin: Shkëndija e Tiranës. Loja ka nisur e shpejtë, ndërsa shifrat janë zhbllokuar në minutën e 16-të, ku asistin e Berberit e ka kthyer në gol Arapi. Pas këtij goli, blutë rreshtohen mirë në mbrotje të rezultatit dhe i lëshojnë terren vendësve. Lojtarët e Shkëndijës kryejnë presing, duke krijuar disa raste për shënim, por pa konretizuar përpara portës së mbrojtur nga Zhllima. Edhe në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Kostika Sterjo, e kërkon me ngulm golin e barazimit, madje arrin të godasë dhe traun e portës së Dinamos, por gjithsesi, pa arritur të shënojë. Përfundimisht, një fitore e vuajtur, por e merituar e Dinamos, ndërsa Shkëndija, me lojën që zhvilloi, ka qenë disi e pafat.
Aldo Liçaj

Goleadë në Korçë, show i Skënderbeut
Skënderbeu – Pogradeci    5-3
Skënderbeu: Kotorri, Mano (Çorbaxhi 62’), Skënderasi, Xhafka, Re.Muçollari, Karafili (Bello 47’), Zegullaj, Ibrahimi, Ru.Muçollari (Cale 37’), Menkshi (Emini 35’), Sholla (Hysolli 33’). Trajner: R.Milo
Pogradeci: Gjylameti, Lena, Hajdaraj, Jakupllari (Bajraktari 35’), Torollari (Daci 41’), Meko (K.Shkullaku 62’), Xhangolli, Kazerma, Çekiçi, Zguro (A.Shkullaku 48’), Pëllumbi (Piqoni 31’). Trajner: R.Çala
Shënues: Mano 5’, Ibrahimi 42’, Zegullaj 52’, Hysolli 55’, Emini 60’ / Çekiçi 66’, 78’, A.Shkullaku 72’
Gjyqtarë: A.Mahmuti, F.Xhemalaj, E.Danaj (Elbasan)
 
Skënderbeu kryesues i grupit jugor, nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë fqinjët pogradecarë, me rezultatin e thellë, 5-3. Plot tetë gola u shënuan dje në Korçë, ndërkohë që vendësit kanë luajtur me formacionin e dytë. Pjesa e parë u mbyll vetëm me një gol të Skënderbeut, që ka për autor Manon, në minutën e 5-të. Në pjesën e dytë, Skënderbeu luan vetëm në gjysmëfushën e miqve, duke shënuar edhe katër gola radhazi. Ibrahimi, Zegullaj, Hysolli dhe Emini, realizojnë brenda 20-të minutave të pjesës së dytë, duke e çuar rezultatin në 5-0 për Skënderbeun. Pas kësaj minute, korçarët kënaqen me rezultatin dhe lëshojnë shumë në mbrojtje. Pogradeci në pak minuta arrit të shënojë tre gola. Çekiçi hapi serinë e golave për miqtë dhe pas tij do të ishte A.Shkullaku. Ndërsa dy minuta para përfundimit, përsëri Çekiçi realizon edhe golin e tretë. Me këtë fitore, Skënderbeu i trajnerit Rafail Milo, ka treguar se është skuadra absolute e grupit të jugut.
Altin Reli

Mjafton goli i Nezës ndaj Apolonisë
Shkëndija D. – Apolonia    1-0
Shkëndija D.: Kola, Mesiti, Heta, Hyka, Kotobelli, Deliallisi, Ibrahimllari (Kapllanaj 55’), Tashi, Dedej (Leçini 70’), Neza, Bleta (Koleci 60’). Trajner: H.Muho
Apolonia: Prifti, Taneshi, Shameti, Asllani, Doga, Tafa, Muça (Hazizaj 62’), Martini, Mylleti, Hamataj (Hoxha 68’), Saliaj. Trajner: R.Mehmeti
Shënues : Neza 56’
Gjyqtarë: A.Dushi, L.Alla, S.Ngreca (Lushnjë)

Një tjetër fitore e Shkëndijës së Durrësit, falë një loje më të mirë se bashkëmoshatarët e tyre fierakë. Më shumë se rezulati 1-0, trajneri i ekipit të shkollës së mesme të mjeshtrisë sportive “Bernardina Qerraxhia” të Durrësit, Hasan Muho, e ngrohi loja e mirë e ekipit që drejton. Emra të tillë si Tashi, Deliallisi, Kotobelli, Mesiti dhe portieri Kola, janë futbollistë të perspektivës. Në pjesën e parë, rastet e shumta për shënim të vendësve, nuk dhanë rezultat konkret. U desh minuta e 56-të, që futbollisti i Shkëndijës, Neza, i cili falë cilësive teknike, shmangu mbrojtësit fierakë Taneshi e Shameti, dhe e përplasi topin në rrjetën e portierit Prifti. Po të ishin treguar më të kujdesshëm, vendësit mund të shënonin gola të tjerë. Ndërsa trajneri i Apolonisë, Roland Mehmeti, vlerësoi nivelin e lojës. “Ishte një ndeshje e pëlqyeshme,”- tha ai. Pas këtij trepikëshi, Shkëndija e Durrësit e parakalon në renditje Apoloninë.
Bujar Qesja

U-17

Java 20    (05.04.2009)   
Partizani    –    Lushnja        5-0       
Shkëndija T.    –    Dinamo    0-1   
Besa    –    Shkumbini            (sot)           
Flamurtari    –    Elbasani        (sot)       
Tirana    –    Vllaznia        1-3       
Shkëndija D.    -    Apolonia    1-0   
Teuta pushim

Renditja
1. Vllaznia        14    2    2    48-11    44
2. Partizani        11    2    5    30-16    35
3. Shkumbini        10    2    6    23-25    32
4. Dinamo            9    2    7    18-22    29
5. Elbasani        9    1    8    25-24    28
6. Flamurtari        7    4    6    22-18    25
7. Tirana            7    4    7    33-33    25
8. Shkëndija D.        5    5    9    21-25    24
9. Shkëndija T.        6    3    9    22-25    21
10. Teuta            5    4    7    15-20    19
11. Apolonia        5    3    10    17-19    18
12. Lushnja        5    2    9    20-32    17
13. Besa            3    4    10    16-30    13

Java 21    (12.04.2009)
Lushnja    -    Shkëndija T.    (10:00)
Dinamo    -    Teuta            (10:00)
Shkumbini    -    Tirana        (10:00)
Vllaznia    -    Flamurtari        (10:00)
Elbasani    -    Shkëndija D.    (10:00)
Apolonia    -    Partizani        (10:00)
Besa    pushim   

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 22    (05.04.2009)
Turbina    -    Laçi    1-2       

Renditja
1. Laçi        9    3    1    36-16    30
2. Besëlidhja    7    2    2    28-12    23
3. Burreli        5    4    3    17-18    19
4. Kastrioti    5    3    4    19-16    18
5. Turbina        1    0    13    6-27    3

Java 23    (12.04.2009)
Burreli    -    Turbina    (10:00)
Laçi    -    Besëlidhja        (10:00)

Grupi i Jugut

Java 22    (05.04.2009)
Skënderbeu    -    Pogradeci    5-3   
Sopoti    -    Luftëtari    (nuk u zhvillua)       
Skrapari    pushim
Bilisht Sport    pushim

Renditja
1. Skënderbeu    18    3    1    49-15    57
2. Bilisht S.    13    1    6    38-21    40
3. Pogradeci    9    4    6    35-29    31
4. Luftëtari    8    3    6    27-18    27
5. Skrapari    8    2    9    25-28    26
6. Sopoti        5    2    11    32-36    17
………………………………………………………………………………………………………………
7. Gramozi        7    2    6    22-25    23
8. Naftëtari    2    1    13    9-38    7

Java 23    (12.04.2009)
Luftëtari    -    Skrapari        (10:00)
Bilisht Sport    -    Sopoti    (10:00)   
Pogradeci    pushim
Skënderbeu    pushim

Shënim: Gramozi dhe Naftëtari janë përjashtuar nga aktiviteti.

E Marte, 07 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›