Elbasani synon vendin e dyte, ka nje ndeshje me pak
Ne Lushnje u zhvillua ndeshja kryesore e javes se gjashte te Kategorise se Pare, mes dy ekipeve qe nje sezon me pare benin pjese ne Superiore. Elbasani dhe Lushnja ndane nga nje pike mes tyre, duek barazuar pa gola, rezultat qe la me te kenaqur miqte. Si Lushnja, edhe Elbasani, pretendojne ngjitjen mes me te mirave, ne fund te ketij edicioni. Elbasani ka nje ndeshje me pak ne kampionat, me Sopotin e Librazhdit ndaj edhe pretendon qe te ngjitet ne vend te dyte. Bylisi i Ballshit, me pese fitoret e para eshte ngjitur me merite dhe shihet si pretendente per te prere nje bilete mes me te mirave.