E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të martën mot i kthjellët, temperatura deri në 33 gradë Celsius

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë të martën do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe orë të plota me diell, por nuk do të mungojnë vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet arrijë shpejtësi 9 m/sek, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Sigla
Shkodër 19/31 Diell
Kukës 16/31 Diell
Lezhë 17/31 Diell
Dibër 16/31 Diell
Durrës 19/32 Diell
Tiranë 20/32 Diell
Elbasan 19/33 Diell
Berat 17/33 Diell
Vlorë 21/31 Diell
Korçë 14/28 Diell
Gjirokastër 15/33 Diell
Sarandë 21/31 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›