E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama takon nesër në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën, më 17 shtator në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Sipas agjendës të botuar në faqen zyrtare të NATO-s, takimi do të mbahet në orën 09:00,  në selinë e NATO-s.

Rama ndodhet në Bruksel në kuadër të Konferencës së 6 Ndërqeveritare, Shqipëri-BE, ku u hapën sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më 4 mars 2024, Shqipëria përuroi bazën e parë ajrore taktike të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një transformim domethënës të Aeroportit të Kuçovës. Ky investim strategjik, krahas projekteve të tjerë si ai i portit të Porto-Romanos, forcon sigurinë në rajon dhe më gjerë.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›