E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mbështetesh tek vlerat

Nga Doriana Metollari*

http://www.ilgiornale.it/news/cultura/viaggio-albania-ricerca-dellitalia-che-fu-829532.html) …
Autori i artikullit më sipër, të cilin do t’ju lutesha ta lexonit në fund, është në kërkim të “vendit të tij të origjinës, Italisë”. Për këtë (me çudinë e gjithë miqve të tij, që mund të jenë të fundit në planet, që nuk e dinë se Shqipëria u radhit në Top Ten, 10 vendet për t’u vizituar në 2011-tën nga guida më e famshme botërore), qenka nisur për të zbuluar Shqipërinë ? Jo, jo Shqipërinë, jo për të bërë turizëm por për të kërkuar atë Shqipëri që donte të shikonte, pra Italinë e para 50 viteve. Dhe me këtë mall, që vetëm një Zot ia kupton, vizitoi pikat më të varfra, zhurmuese, të pista, pastaj u kthye prapë me idenë se kishte bërë një palë pushime “nostalgjike”.

Nuk i hedh poshtë disa fakte që zotëria shkruan dhe pse nuk më bënë përshtypje, arsyen do t’ua them më vonë. I shkrova katër rreshta koment gazetës e cila ende nuk i ka dhënë ‘ok’ për publikim, jo sepse u ndjeva e sikletosur, sepse mënyra e tij e ngushtë e të parit të Shqipërisë nuk më preku, por sepse më bëri për të qeshur ideja për të marrë një traget “të varfër nga ata që nuk nisen kurrë në kohë”, (sepse tragetet italiane janë të famshme për të korrektesën në orare) dhe për të parë një palë plehra, zhurma dhe plazhe të pista, ndërkohë që të gjitha këto i gjen në vendin e vet.

Nuk merrem me personin, le të flasim për problemin. Ajo që shoh sot është një nevojë për të parë tek Shqipëria një vend të varfër dhe të prapambetur, jo sepse nuk ka varfëri apo prapambetje në Itali, por sepse mundësia për të gjetur më të mirën tek njerëzit, apo për të lartësuar vlerat e dikujt tjetër në një ambient opresiv bëhet thuajse e pamundur.

Rrallë më ndodh të mëshiroj dhe shumë shpesh u jap shtysa njerëzve. Jo sepse jam e ngurtë, por sepse besoj se lartësimi i dinjitetit të njeriut dhe i vlerave të tij, është gjeja me e drejtë për t’u bërë, pastaj kur është për t’u kritikuar le të kritikojmë, s’ka asgjë të keqe, por kurrë duke e parë tjetrin nga lart-poshtë.

Në Itali është krijuar një vakuum shpirtëror me të cilin njerëzit duhet të punojnë, por në një ambient të tillë, represiv dhe shfrytëzues për t’i bërë një grup pasanikësh dhe më të pasur, sepse kështu ne do të shfrytëzojnë të tjerët për të na pasuruar, kush është në radhë pas nesh bëhet gjithnjë objekt për të shfryrë frustrimin, pasiguritë dhe dëshirat e shtypura.

*Drejtore e Hermesnews

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›