E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pagoi borxhin, merret peng dhe rrihet për tre orë 30 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Allias të Tiranës. Sipas të dhënave të policisë një person është marrë peng nga dy të tjerë, për shkak të një borxhi të papaguar. Personi i marrë peng është Gentjan Arqile Lako, 30 vjeç. Ndërkohë që pengmarrësit janë Gazmir Bajram Mango, 40 vjeç, banues në Mëzez, dhe Pëllumb Tush Gjoka, 33 vjeç. Pengmarrja ka ndodhur dje rreth orës 20.30, në rrugën Njazi Meka në Allias. Ata e kanë marrë peng 30-vjeçarin dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Pas njoftimit policia është vënë në lëvizje dhe ka arritur të çlirojë pengun. Dy personat që kanë marrë peng 30 vjeçarin fillimisht e kanë ftuar atë në kafe dhe më pas e kanë marrë me forcë në makinë duke e çuar në një ambient të veçuar duke e mbajtur atje për disa orë duke e keqtrajtuar dhe rrahur. Pas denoncimit nga disa persona të lagjes ku e mbajtën peng 30 vjeçarin policia shkoi në vendngjarje duke negociuar me pengmarrësit dhe pas disa orësh një prej pengmarrësve Tush Gjoka ka arritur ti shpëtojë policisë. Ai është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë
Zëdhënësja e Policisë së Tiranës bëri të ditur ditën e djeshme se 40 vjeçari Gazmir Mango u arrestua në flagrance pasi ka mbajtur peng 30 vjeçarin Gentian Lako, për shkak të një borxhi të papaguar nga ky i fundit. Po nga komunikata zyrtare mësohet se Gazmir Mango nuk ka qenë i vetëm në këtë krim pasi policia ka identifikuar 33 vjeçarin Pëllumb Gjoka si bashkëpunëtor duke filluar procedim penal ndaj tij e duke e shpallur në kërkim policor.
Pengmarrja
Pas disa kërcënimesh që i kanë bërë borxhliut sipas dëshmive të një prej organizatorëve të rrëmbimit Gazmir Mango ka kërkuar ndihmën e shokut të tij për ta rrëmbyer 30 vjeçarin Lako. Duket se tentativat e shumta për tja kërkuar borxhin këtij të fundit kanë qenë të kota pasi personi në fjalë nuk jua ka dhënë paratë e marra borxh. Pas kësaj duket se midis të dy palëve ka filluar një luftë e heshtur deri ditën e djeshme ku Gazmir Mango ka bërë planin e rrëmbimit duke e marrë me forcë 30 vjeçarin dhe duke e rrahur për disa orë, bashkë me shokun e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›