E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mbrojmë “Drinin”

Në këtë konferencë, e cila në plan të parë kishte menaxhimin e interurar të ujërave, kryesisht atyre ndërkufitarë, ku bën pjesë edhe Drini, merrnin pjesë edhe ministrat e Mjedisit të Greqisë, Kosovës, Maqedonisë, dhe Malit të Zi, si dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Ettore Sequi. 

Ministri shqiptar i Mjedisit, Fatmir Mediu theksoi se kjo është një nga çështjet e interesit të përbashkët siç është menaxhimi i basenit të Drinit. "Për një periudhë relativisht të shkurtër,  kemi patur një bashkëpunim të frytshëm për Lumin Drin, basenin e tij ujëmbledhës dhe të gjithë problematikën e lidhur me të" u shpreh Mediu. "MMPAU dhe Qeveria Shqiptare  e konsiderojnë basenin e Drinit si një pasuri kombëtare për ekonomine dhe mjedisin, si dhe një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi krijuar me vendet e rajonit që ndajnë këtë basen ujëmbledhës", vijoi.

Sipas tij, “Rajoni i Shkodrës  në Shqipëri dhe një sipërfaqe në Malin e Zi u ndikuan nga përmbytjet e vitit 2010. Përveç ndikimeve të momentit që erdhen nga qëndrimi i ujërave për një kohë të gjatë duke shkaktuar përmbytje në toka dhe banesa, kjo zonë nuk pati ndikime të tjera negative afatgjata dhe kjo falë cilësisë së lartë të ujërave të basenit të Drinit që nga Prespa e deri ne Lumin Buna”. "Pikërisht për këtë pasuri natyrore, për cilësinë e lartë të ujërave në këtë basen ujëmbledhës  do të duhet që vendet tona të punojnë së bashku për te mbrojtur dhe zhvilluar më tej këtë rajon", theksoi Mediu.

"Një rëndësi të madhe", theksoi Mediu, "po u kushtojmë hartimit të planeve të menaxhimit të baseneve ujëmbledhëse, si instrumente kryesor për të përmbushur objektivat e Direktivës Kuadër të Ujit të BE-së  dhë Strategjise Mesdhetare të Ujit". Mediu shprehu bindjen se "me nënshkrimin e Memorandumit te Mirëkuptimit midis vendeve tona shënohet një hap i rëndësishëm në  bashkëpunimin midis vendeve tona dhe  veçanërisht në aplikimin e standardeve evropiane në  fushën e menaxhimit të burimeve ujore në Basenin e Drinit dhe gjithë nën baseneve të tij". /Start/

                                                                                             2011-11-25 16:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›