Turma të mëdha në “Tahrir”, emërohet kryeministri i ri

Media shtetërore raportoi të premten se Kamal al-Ganzuri është emëruar kryeministri i ri i vendit, teksa protestuesit bënë thirrje për “marshim milionësh” në Kajro.
Ganzuri është një ekonomist i cili kishte shërbyer si kryeministër nga viti 1996 deri në vitin 1999. Pas kryengritjeve popullore të këtij viti, ai e distancoi veten nga Mubaraku gjatë një interviste të dhënë për televizionet. Si pasojë shumë aktivistë e propozuan atë si kandidat të mundshëm për President të Egjiptit.
Gjithsesi, emërimi i tij në krye të qeverisë nuk është pritur mirë nga protestuesit në sheshin “Tahrir”, të cilët kërkojnë që ushtria të transferojë pushtetin tek një qeveri civile.
Sheiku Mazhar Shahin, tha se protestuesit do të qëndrojnë në shesh, i cili është zemra simbolike e protestave për rrëzimin e Mubarakut në muajin shkurt, derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Që prej së shtunës së kaluar, si pasojë e dhunës së ushtruar në shesh, 41 persona kanë humbur jetën teksa 3 200 të tjerë janë plagosur./Start/F. Prroni/
2011-11-25 15:54