E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi bie ne Londer Barca ndalet ne Kopenhagen

Interi me mungesa nuk ia doli te ndale vrullin e Totenhemit ndersa trajneri Heri Redknap fitoi bastin me homologun e tij Rafael Benitez ne fitoren 3-1 te skuadres angleze ndaj kampioneve ne fuqi te Europes. Mesfushori holandez Rafael van der Vart ishte dhe ylli i mbremjes ne White Hart Line.

Ish-lojtari i Realit te Madridit shenoi ne minuten e 18-te nga nje distance e afert ne porten e mbrojtur nga portieri i dyte i Interit Kastelaci. Kroati Luka Modric mori nje top nga Asu-Ekoto duke kaluar bukur te Van der Varti i cili i ndodhur perballe portierit zikalter beri detyren. Nje pjese e pare e shkelqyer e Totenhemit qe startoi si nje ciklon dhe meritoi nje gol per shkak te presionit te gjithanshem e qe u shoqerua me nje gol tjeter ne pjesen e dyte te realizuar nga sulmuesi i Kombetares angleze Piter Krauc 61 i sherbyer ne menyre te mrekullueshme nga Garet Bejli.

Samuel Etoo nuk mund te mungonte me golin e tij te mrekullueshem duke shkurtuar diferencen ne minuten e 80-te goli i shtate ne kater ndeshje per kamerunasin nderkohe dy minuta me pas Kutinjo u frenua dukshem ne zone por gjyqtari hungarez nuk dha penallti. Rusi Pavlucenko me golin e tij ne minuten e 89-te mbylli llogarite e takimit duke i dhene ekipit te tij vendin e pare ne grup por me pike te barabarta me Interin nga 7.

Ne ndeshjen tjeter te grupit A holandezet e Tventes shkaktuan surprizen me te madhe te dites se katert te Liges se Kampioneve 2-0 kunder Verder Bremenit e mbylli takimin me dhjete lojtare ne Gjermani me gola te realizuar nga Cadlli dhe De Jong. Cdo gje e hapur ne grupin A me Totenhemin dhe Interin ne kuoten e 7 pikeve Tventen 5 dhe Verderin 2.

Ne grupin B Benfika u tregua e pameshirshme ndaj Lionit duke fiksuar nje fitore te ngushte 4-3. Portugezet bene nje pjese te pare madheshtore duke shenuar tre gola ndaj francezeve Kardek realizoi i pari ne minuten e 20-te Koentaro dyfishoi ne te 32 dhe Garsia fiksoi shifrat 3-0 dy minuta perpara 45 minutave te para. Ne te dyten Koentraro konkludoi hegjemonine e Benfikaes duke realizuar te katertin per ekipin e tij dhe golin e dyte personal ne kete ndeshje. Golat e Gurkufit Gomisit dhe Lovren sherbyen sa per statistike. Gjithsesi Lioni qe provoi humbjen e pare ne kater ndeshje kryeson me 9 pike Shalke 7 pas barazimit pa gola me Hapoelin Benfika 6 dhe Hapoeli 1.

Ne grupin C pas nje pjese te pare pa gola kunder Bursaporit ne Turqi Mancester Junaitid gjeti rrugen e rrjetes me Daren Fletcerin ne minuten e 48-te pas nje asisti te Kerrikut. Obertan 73 dhe Bebe 74 kompletuan fitoren e lehte te anglezeve ndaj modesteve turq.

Valencia fitoi 3-0 me skocezet e Gllazgou Rejnxhersit. Soldado shenoi per spanjollet ne minuten e 33-te nderkohe qe po ky lojtar dyfishoi shifrat ne te 71. Kosta vulosi shifrat 3-0 ne minuten e fundit te ndeshjes.

Per grupin D ne Kopenhagen publiku danez shijoi dy minuta thriller ne te 31 realizoi i zakonshmi Lionel Mesi per Barcelonen goli i peste per argjentinasin dhe nje minute me pas ne te 32 barazoi Klaudemir per vendasit. Danezet u treguan heroike ne minutat e tjera duke mos i lejuar gjiganteve katalanas te ktheheshin me fitore ne shtepi. Takimi tjeter i ketij grupi ai midis ruseve te Rubin Kazanit dhe grekeve te Panathinaikosit perfundoi pa gola duke mos i sherbyer asnje ekipi ne luften per dy vendet e para.

LIGA E KAMPIONEVE
DITA IV

Dje 2045
Grupi A
Totenhem-Inter 3-1
Verder Bremen-Tvente 0-2

Grupi B
Benfika-Lion 4-3
Hapoel Tel Aviv-Shalke 0-0

Grupi C
Bursaspor-Mancester J. 0-3
Valencia-Rejnxhers 3-0

Grupi D
Rubin Kazan-Panathinaikos 0-0
Kopenhagen-Barcelona 1-1

GRUPI A

1 Inter 4 7
2 Totenhem 4 7
3 Tvente 4 5
4 Verder Bremen 4 2

GRUPI B

1 Lion 4 9
2 Shalke 04 4 7
3 Benfika 4 6
4 Hapoel Tel-Aviv 4 1

GRUPI C

1 Mancester Junaitid 4 10
2 Valencia 4 7
3 Rejnxhers 4 5
4 Bursaspor 4 0

GRUPI D

1 Barcelona 4 8
2 Kopenhagen 4 7
3 Rubin Kazan 4 3
4 Panathinaikos 4 2

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 02 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›