E Martë, 3 Nëntor 2026

Të miturit në shkelje të ligjit – Institucionet në Lezhë marrëveshje koordimi institucional

Rritja e veprave penale me autor të mitur ka vënë në lëvizje institucionet ligj zbatuese në Lezhë. Ata u bën pjesë e një tryeze të përbashkët diskutimit ku u nënshkrua marrëveshja “Për koordinimin e veprimtarisë për Drejtësinë Miqësore ndaj fëmijës në nivel vendor”. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ngriti nevojën për ndërhyrje për të parandaluar kryerjen e veprave penale nga të miturit

“Familja, shkolla, shoqëria të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm karshi çdo shfaqjeje që na shqetëson në pjesëmarrjen e një aktiviteti kriminal, duhet të përbëjë një angazhim të gjithë faktorëve”, tha kryetari i bashkisë Pjerin Nderu.

Kodi i ri penal për të miturit ka ndryshuar sjelljen e institucioneve ligj zbatuese ndaj tyre, u shprehën zv/ministrisi i drejtësisë Klajd Karameta dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës Erjon Shehaj.

“Është në projekt për tu ndërtuar edhe instituti i trajtimit të të miturve, i cili do të jetë një institut i hapur ku i mituri në konflikt me ligjin do të jetë me kushte për tu rehabilituar sa më shpejt”, u shpreh Erjon Shehaj, drejtor i Prokurorisë Lezhe.

Kjo iniciativë bashkëveprimi mes intitucioneve ligjzbatuese për çështjet e të miturve, u iniciua nga programi i UNICEF në Shqipëri.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›