E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria vendos për ekstradimin e Ivo Sanader

VJENE-Një gjykatë austriake vendosi që ish-kryeministri kroat Ivo Sanader të ekstradohet në Kroaci, për t’u përballur me akuzat për korrupsion. Avokati i zotit Sanader ka thënë se do ta apelojë vendimin. Sanader u arrestua dhjetorin e kaluar pranë Salzbugut.

Në atë kohë, një gjykatë austriake vendosi se ai duhet të mbahet i ndaluar, ndërkohë që pret vendimin për ekstradim. Ish-kryeministrin kroat e kërkojnë në Kroaci për ta marrë në pyetje lidhur me akuzat për korrupsion kur ai ishte në pushtet, në periudhën 2003-2009.

Ai u largua nga vendi vitin e kaluar, pasi prokurorët i kërkuan Parlamentit t’i hiqte imunitetin. Autoritetet austriake e arrestuan zotin Sanader të nesërmen e mbërritjes në Austri.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›