E Diel, 1 Nëntor 2026

"Të nderuar anëtarë të KRRTRSH-së, pjesëmarrës dhe të ftuar, Kjo është një mbledhje e zakonshme e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Do të kërkoja vëmendjen e veç

"Të nderuar anëtarë të KRRTRSH-së, pjesëmarrës dhe të ftuar,

Kjo është një mbledhje e zakonshme e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Do të kërkoja vëmendjen e veçantë të opinionit publik, nëpërmjet medias dhe shtypit që të na ndihmojnë në vlerësimin se puna e institucioneve të rëndësishme që menaxhojnë territorin dhe programojnë zhvillimin është racionale dhe e shmangur nga zhvillimet politike në vend.

Ka edhe dy arësye të tjera, të cilat më bëjnë të vlerësoj që mbi politikën dhe problemet e saj qëndron zgjidhja e problemeve të zhvillimit, implementimi i politikave qeverisëse që harmonizojnë shtrirjen në territor të prioriteteve të strategjisë sonë kombëtare dhe natyrisht vazhdojnë të ruajnë klimën e përshtatshme për faktorët dhe aktorët që sigurojnë zhvillimin edhe nëpërmjet investimeve publike dhe private.

Në mbledhjen e sotme, në mënyrë të veçantë, ne do të vazhdojmë programimin konceptual dhe territorial mbi baza evolucioniste për zhvillimin turistik modern të zonës bregdetare të Jonit që mbetet një thesar i pashfrytëzuar ku duhet të moslejohet keqpërdorimi dhe prandaj të programohet dhe orientohet zhvillimi duke integruar me ekskluzivitetet natyrore në tregun turistik rajonal.

Mendoj të vazhdojmë të shfaqim aftësinë e menaxhimit të kësaj pasurie publike përpara se nevojat e qytetarëve apo abuzivizmi i strukturave të veçanta të papërgjegjshme, ju e dini që në kontrollin e territorit në bazë të ligjit veprojnë disa nivele vendimmarrëse, të pamundësonim një gjë të tillë.

Kjo është detyra e këtij institucioni kombëtar. Të tregohet në lartësinë e duhur për të mos krijuar pasoja për zhvillimin dhe brezat që vijnë.

Një projekt tjetër i një rëndësie kombëtare, jo vetëm brenda kufijve të atdheut por edhe për rajonin, është Naftësjellësi transballkanik hartën e të cilit në pjesën tonë të territorit do të shqyrtojmë sot. Projekti përshkon horizontalisht gjithë Ballkanin, nga Burgasi i Detit të Zi në Vlorën tonë, duke sjellë më në fund në hartat tona të zhvillimit perspektiv infrastrukturën e rëndësishme AMBO, e cila bëhet një shtrat ku strukturohen interesa ekonomike të qëndrueshme për të gjithë Ballkanin. Më duket se nuk është e rastit që pikë fundore apo terminali i këtij aksi energjitik është Vlora, sepse në 2000 vjetët e fundit ky qytet ka qënë qëndra e një zone me rrezatim ekonomik dhe tregtar për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe përtej Adriatikut drejt Europës. Marrja e vendimeve që i hap rrugë implementimit të projektit të Naftësjellësit transballkanik përmes Vlorës është një dëshmi e qartë që ky qytet ruan të njëjtin rol ekonomik dhe tregtar në strategjitë tona të integrimit rajonal dhe global.

Ju e dini që nuk janë gjithashtu më një risi nismat e Qeverisë Shqiptare për të disiplinuar situatën e zhvillimeve urbane në vend. Ajo që vlen të theksohet sot është fakti se zhvillime të tilla të kryera tashmë përmes veprimit të institucioneve në një proçes të qëndrueshëm do të krijojnë, ashtu siç po ndodh gradualisht në ndërgjegjjen e qytetarëve, konceptin e nevojës së forcimit të shtetit për disiplinimin dhe rregullimin e jetës së komuniteteve dhe ne duam të vazhdojmë të tregojmë se nuk ka kthim mbrapa më në këtë investim disiplinues, kontroll të territorit, që zgjeron hapësirën e ushtrimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve.

Ne duam gjithashtu që nëpërmjet funksioneve rregullatore të KRRTRSH-së të shmangim, të parandalojmë dhe të mos lejojmë më që të inkriminohet shoqëria, njerëzit nëpërmjet veprimeve spontane apo përdorimit spontan të pronës së tyre, biznesi dhe pastaj politika e zhvillimit në tërësi. Pra ne duam të vazhdojmë të përsosim kuadrin ligjor dhe të ngushtojmë hapësirat e vetgjyqësisë në këtë proçes të urbanizimit dhe të integrimit me aftësi konkuruese të vendit në tregjet rajonale.

Shumë nga veprimet dhe operacionet shëndoshëse që ne ndërmarrim në bazë të ligjit me këtë synim final mund të kishin ardhur më shpejt në kohë duke shmangur disa pasoja që ne po përpiqemi të absorbojmë. Sidoqoftë nuk është koha për t'u ankuar për mosveprimet e mëparëshme, sepse tashmë strategjitë dhe instrumentat e implementimit të tyre në zhvillimin e vendit janë aktive dhe në përputhje me angazhimet e programit qeverisës që ka maxhoranca e sotme".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›