Të nderuar ministra dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, Ky takim dhe nisma e re që do të promovohet këtu, me emrin "Stabilizimi i lëvizjes së popullsisë
Të nderuar ministra dhe përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare,
Ky takim dhe nisma e re që do të promovohet këtu, me emrin "Stabilizimi i lëvizjes së popullsisë në Europën Juglindore" i shërben përpjekjeve të vazhdueshme për racionalizimin e të gjitha inisiativave dhe përpjekjeve që bëjnë vendet e rajonit për të nxitur një aksion të përbashkët për menaxhimin e flukseve të lëvizjes së popullsisë duke respektuar të drejtat universale të njeriut, dhe shpresoj, dhe jap mbështetjen time personale si Kryeministër i Shqipërisë për krijimin dhe ngritjen e rrjeteve efektive operative me pjesëmarrjen edhe të partnerëve tanë të njëjtë ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile, gjithashtu, në mënyrë që të krijohen sinergjitë, jo vetëm mes qeverive rajonale, por edhe midis institucioneve të specializuara për hartimin e një plani veprimi të integruar në nivel kombëtar, rajonal dhe më gjerë. Kjo nisëm e re, lancuar sot nga Tirana, synon të integrojë tre nismat ekzistuese: Emigrim – Azilimin, Kthimin e Refugjatëve dhe Antitrafikimin, nëpërmjet trajtimit të katër problemeve kryesore si:
·Azilimi
·Emigrimi ilegal dhe ai legal
·Kontrolli dhe menaxhimi i kufijve
·Politikat e lëshimit të vizave dhe të hyrjeve në vendet respektive, etj
Ku unë besoj, se gjithsecili nga ju ka shumë për të thënë dhe ende më shumë për të bërë, dhe mjaft i sigurtë se kontributet tuaja dhe eksperienca që po dhe do të shkëmbehet do t'i shërbejë objektivave të njëjta të të gjithë vendeve të rajonit, c'ka është integrimi në Europë me ato standarte që tashmë na duhet dhe kemi vendosur t'i arrijmë.
Nga të katër problemet e mësipërme, që shqetësojnë Europën Juglindore dhe më gjerë, pa anashkaluar dhe injoruar rëndësinë e secilit, vihet re me lehtësi se shumica e tyre janë të zgjidhshme apo ndihmojnë dhe ndikohen nga rezultatet në luftën e fenomenit Emigrim Ilegal i Popullsisë, apo sic quhet ndryshe në skemat tona të përbashkëta antitrafik, Trafik i Qenieve Njerëzore, tek i cili e ndiej të nevojshme të qendroj.
Unë shpresoj se nuk jam i vetmi nga homologët e rajonit, që kam ngritur shqetësimin se këto lloj trafiqesh, përmes përfitimeve të paligjshme të stërmëdha që krijojnë, duke përfitur nga tranzicioni ekonomik dhe institucional aspak i lehtë që po kalojmë, dhe paqëndrueshmëria sociale që kemi, të bëhen zëra influence mediatike apo të sigurojnë ndonjë karrige në parlamentet e vendeve tona. Jam më se i bindur se të gjithë ju i kuptoni perspektivat e zymta të vendeve tona nëse lidershipi politik dhe qeverisja nuk fokusohen me rreptësi dhe determinim në luftën kundër këtyre trafiqeve për të mos lejuar infiltrimin e tyre në nivelet vendimmarrëse.
Të nderuar pjesëmarrës,
Objektivi i qeverisë shqiptare është promovomi i stabilitetit dhe prosperitetit në Europën Juglindore dhe përqasja e cështjeve të interesit madhor për Bashkimin Europian dhe gjithashtu, për NATO-n si: emigracioni ilegal, trafiku i qenieve njerëzore, korrupsioni, krimi i oragnizuar, sigurimi i kufirit, etj.
Puna jonë është fokusuar sot në aspekte të tilla si: reforma e nevojshme legjislative, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kontrabandës, trafikut të qenieve njerëzore, strehimit të emigrantëve (azilimi), si edhe cështjeve kyce të përbashkëta të emigrimit ilegal dhe legal për të gjitha shtetet e rajonit.
Ministria e Rendit Publik është orientuar në krijimin dhe mbajtjen e një lidhjeje të vazhdueshme me Qendrën Rajonale të SECI-t për luftën kundër krimit ndërkufitar, për të luajtur një rol aktiv në aktivitet e Task Force, sidomos në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Duke marrë në konsideratë karakterin ndërkufitar të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe njëkohësisht duke u nisur nga interesi i njëjtë në luftën kundër këtij fenomeni, Shqipëria po bën të gjitha përpjekjet që krijoi dhe zhvilloi një sërë mekanizmazh bashkëpunimi bilateral si p.sh; shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave, mbështetja reciproke në zgjidhjen e rasteve konkrete, në marrje e veprime me qëllim përqasjen dhe zbatimin e legjislacionit në këtë fushë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar rajonal me BE, me vendet kandidate dhe gjithashtu, me shtetet e tjera të përfshira në një mënyrë ose në një tjetër në luftën kundër këtij fenomeni. Qeveria shqiptare i kushton një vëmendje të vecantë sigurimit të kufirit. Në këtë kuadër punë e ministrive të Drejtësisë dhe Rendit Publik po intesifikohet në fushën e përafrimit të legjislacionit për kufirin shtetëror me atë të vendeve të zhvilluara, si edhe ato për organizimin, funksionimin dhe modernizimin me parametra bashkëkohorë të Policisë Kufitare Shqiptare, në funksion të ruajtjes dhe mbikqyrjes së kufijve duke konsideruar këtë gjë prioritare në përpjekjet tona të vazhdueshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Duke marrë parasysh karakterin ndërkufitar të trafikut të qenieve njerëzore dhe nisur nga intyeresi i përbashkët për të luftuar këtë fenomen të rrezikshëm, Shqipëria së bashku me vendet fqinje po drejtohet drejt një procesi nënshkrimi të një sërë marrëveshjesh multi dhe bilaterale me karakter informativ dhe shkëmbim të dhënash informative, si edhe duke u afruar mbështetje reciproke në zgjidhjen e rasteve konkrete.
Po synohet në nënshkrimin e protokolleve të bashkëpunimit ndërmjet Prokurisë së Përgjithshme, ministrisë së Rendit Publik dhe asaj të Financave për trajnimin njëvjecar të oficerëve të policisë gjyqësore dhe specialistëve të doganave që veprojnë në grupe ndërinstitucionale të kryesuara nga prokurorët e shtetit.
Po kësaj lufte për siguri dhe stabilitet i shërven dhe modeli i ri i pasaportës shqiptare që është pothuajse në përdorim, modeli i të cilës përmban elementë sigurie të parashikuara nga Rezoluta e delegatëve të Qeverive të shteteve anëtare të BE-së që prej datës 17. 10. 2000. Në këtë kuadër qeveria shqiptare, me synimin e krijimit dhe përfshirjes në një zonë të tipit "Shenken" në rajon, pregatiti paketën ligjore për dokumentin dhe numrin e identitetit të shtetasve.
Të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,
Ne të gjithë e njohim armikun tonë, dhe veten tonë po ashtu, si në konceptin e mundësive dhe kapaciteteve që kemi dhe në angazhimin maksimal të shprehur, por edhe në mbështetjen që na jepet nga partnerët tanë ndërkombëtarë për të luftuar këto fenomene që deformojnë përpjekjet tona [për zhvillim dhe shkatërrojnë të ardhmen tonë.
Në këtë kontekst kam dhe ruaj bindjen se tryeza dhe nisma juaj dhe jo vetëm e juaja, sot, programet e ardhshme të pandërprera të bashkëpunimit, shkëmbimi i informacionit, harmonizimi i legjislacionit,k vendosja e dialogut dhe sistemit të koordinimit midis të gjitha nismave që veprojnë në rajon e më gjerë, përbëjnë mjetet kryesore për njohjen e njëri tjetrit dhe armikut të përbashkët me natyrë kriminale ndërkombëtare, në funksion të ngritjes së një fronti të përbashkët rajonal, real dhe efikas në luftën dhe fitoren ndaj cdo lloj trafiku d he trafikanti.
Prandaj, kam nxitur qeverinë shqiptare dhe ju ftoj ju bashkërisht në përpjekjet për; nxitjen e aksioneve të përbashkëta të përmasave rajonale, për menaxhimin e flukseve të lëvizjes së popullsisë, bazuar në parimet dhe të drejtat universale të njeriut, akteve dhe dokumentave ndërkombëtare;
Nxitjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për lehtësimin e procedurave në dhënien e vizave për shtetasit dhe lejeve të qëndrimit për emiggracionin legal;
Ngritjen e grupeve të përbashkëta të tipit Task Force për goditjen dhe asgjësimin e krimit ndërkufitar;
Krijimin e një rrjeti operativ ndërkombëtar dhe rajonal me asistencë nga institucionet dhe organizmat ndërkombëtare në funksion të lehtësimit dhe koordinimit të veprimtarisë së vendeve tona;
Ngritjen dhe forcimin e një rrjeti të shoqërisë civile dhe mediatik, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në kuadrin kombëtar në zgjidhjen e cështjeve që janë shqetësimi ynë i përbashkët;
Krijimin e sinergjive mes strukturave profesionalisht të specializuara, si edhe atyre kërkimore e shkencore, të cilat do të trajtojnë me detaje axhendën e një aksioni rajonal.
Duke ju falenderuar në nismën tuaj, ju uroj suksese.