Të nderuar shoqe e shokë, Së pari dua tju falenderoj për vëmendjen dhe kontributin që keni dhënë të gjithë ju, vecanërisht anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në procedurën dhe përm
Të nderuar shoqe e shokë,
Së pari dua tju falenderoj për vëmendjen dhe kontributin që keni dhënë të gjithë ju, vecanërisht anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në procedurën dhe përmbajtjen e diskutimit në komisionin e specializuar dhe komisionet e tjera, të paketës së projektligjeve fiskale 2003 dhe të buxhetit, i cili mbështetet mbi të.
Ky proces ka qënë gjithëpërfshirës; i kontributeve të ekspertëve të administratës, natyrisht i ekspertëve ndërkombëtarë, i përfaqësuesve të shoqërisë civile, por sidomos të komunitetit të biznesit vendas prodhues dhe importues. Edhe në Komisionin e Ekonomisë, të cilin për shkak të detyrës dhe të prioriteteve që ka paketa fiskale unë e kam ndjekur në mënyrë të vecantë, duke u orentuar në proces që të vazhdojë përpjekja për të përmirësuar klimën e marrëdhënjeve dhe të partneritetit me sipërmarrësit vendas dhe, natyrisht vendas janë edhe ata që importojnë, në mënyrë që sensibiliteti i mostrajtimit të subjekteve si të barabartë në treg, të shuhet.
Në këtë proces të gjërë diskutimesh, edhe opozita, përvec biznesit vendas dhe natyrisht përfaqësuesve tanë në maxhorancë, janë ngritur disa shqetësime lidhur me paketën fiskale, që mua më rezultojnë se kanë të bëjnë kryesisht me:
E para: Nene të një sistemi fiskal që ndihmon më mirë biznesin prodhues vendas dhe që nxit investimet dhe iniciativat e tij për rritje të mëtejshme.
E dyta: Sugjerimet që ganatojnë më mirë të ardhurat fiskale në funksion të reduktimit më të shpejtë të evazionit dhe të informalitetit.
E treat: Sugjerime që sjellin kontribut për një reformë më të shpejtë që rrit kapacitetet e administrimit dhe të administratës fiskale, kryesisht me objektivin për të rritur të ardhurat nga mallrat e forta.
Shumë nga këto vërejtje dhe sugjerime ne i kemi konsideruar si konstruktive dhe ekspertët e konomisë dhe financave në komisionin e ekonomisë janë orientuar nga ana ime për ti reflektuar ato në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të projekteve që do të miratohen nga Kuvendi dhe natyrisht nga maxhoranca, në radhë të parë.
Në mënyrë më konkrete duhet të vlerësoj reflektimet që janë bërë në projekligjin për akcizën lidhur me ngritjen e tarifave doganore për të ballancuar atje ku është shfaqur kjo nevojë efektin e akcizës me tarifë specifike që është perceptuar nga biznesi vendas si privilegj ndaj importuesve deri më tani.
Po këshu, për pothuajse të gjitha lëndët e para që lidhen me prodhimin vendas, të produkteve që kanë peshë të rëndësishme në të ardhurat e akcizës, kemi nxitur dhe, besoj z.Bufi do të na informojë, që është arritur që tarifat doganore të reduktohen në nivelet minimale.
Të gjitha këto reflektime kanë krijuar atë klimë dhe raport pune për të përmirësuar paketën dhe për të mos demotivuar iniciativat sipërmarrëse për nxitje prodhimi dhe për ekuilibrim të bilancit tregtar, gjithashtu, por vecanërisht për të ndërtuar një sistem fiskal të mirëadministruar që jep garanci për konsolidimin e rritjes së të ardhurave të buxhetit, duke zvogëluar progresivisht evazionin dhe duke synuar përafrimin shkallë - shkallë me standartet e vendeve të BE-së, disniveli me të cilat nis me disa vende të rajonit, gjithashtu.
Pjesa tjetër e paketës fiskale që trajton kalimin e disa taksave kombëtare, si psh. taksa në biznesin e vogël me të dy komponentët e saj vendorë dhe qëndrorë, taksa mbi tokën dhe taksa për mjedisin, duke qënë pjesë e reformave të programuara nga maxhoranca jonë dhe njëkohësisht pjesë e angazhimeve tona të marra me partnerët ndërkombëtarë, shënon një hap përpara në reformën e decentralizimit, duke e bërë qeverisjen vendore gjithnjë e më pjesmarrëse dhe më përgjegjëse në qeverisjen institucionale të vendit.
Kështu pra, ndërsa të ardhurat lokale në 2002 sic e dimë zënë 47 përqind të totalit të shpenzimeve të buxhetit lokal, në vitin 2003 shkojnë në 56 përqind. Dhe kjo është shprehje e dallimit real të decentralizimit dhe të autoritetit administrues të të ardhurave publike dhe nga njësitë e qeverisjes vendore.
Më në fund duke mirëkuptuar cdo sugjerim dhe rekomandim që përmirëson projektin, dua gjithashtu të ndaj me ju shqetësimin dhe tërheq vëmendjen se, nga ana tjetër, korrektimet e karakterit tekniko-redaksional, apo dhe lapsuset ndaj të cilave ne nuk kemi turp të bëjmë dhe autokritikë, të mos trumbetohen si defekte apo mangësi ligjore, parimore apo aq më keq që dalin jashtë programit politiko-qeverisës të PSSH dhe të maxhorancës.
Në përfundim, duke dashur tju hap rrugë diskutimeve konstruktive edhe me ju, më lejoni të them se kjo paketë fiskale shënon vetëm hapin e parë drejt reformave që do të ndërmerren më tej për të konsoliduar sistemin fiskal, për të rritur profesionalizmin si dhe për të garantuar transparencë në veprimtarinë e administratës fiskale, në raport dhe me sipërmarrjen private, gjithnjë për ti përafruar, pa kthim prapa, normativave dhe standarteve të vendeve të BE në procedurë dhe në performancë për të gjithë sistemin fiskal.