Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot me ambasadorin e Britanise se Madhe ne Shqiperi z. David Landsman. Gjate takimit jane shkembyer mendime rreth proceseve dhe hapave te nderrmara nga Qeveria

Kryeministri Fatos Nano eshte takuar sot me ambasadorin e Britanise se Madhe ne Shqiperi z. David Landsman.
Gjate takimit jane shkembyer mendime rreth proceseve dhe hapave te nderrmara nga Qeveria shqiptare ne prag te hapjes se negociatave me BE-ne ne fillim te vitit te ardhshem.
Ambasadori Landsman ka vleresuar si shume pozitive perpjekjet e Shqiperise drejt plotesimit te standarteve te BE-se.
Ndersa duke u ndalur ne zhvillimet e fundit rajonale Kryeministri eshte shprehur se Qeveria po vazhdon te luaj nje rol moderator per te nxitur inisitativa te qendrueshme, realiste dhe me koncepte integruese ne bashkepunimin ballkanik.
Z. Landsman ka theksuar gjithashtu vleresimin per rolin konstruktiv dhe qendrimet moderne te Qeverise shqiptare per zhvillimet ne rajon.