Të nderuar zotit Papenburg dhe pjesëmarrës, Të nderuar Miq dhe të Ftuar, Sapo mberrita u pershendeta me Presidentin e Firmes „Albtiefbau – GP Papenburg" me fjalet eshte ogur i mir
Të nderuar zotit Papenburg dhe pjesëmarrës,
Të nderuar Miq dhe të Ftuar,
Sapo mberrita u pershendeta me Presidentin e Firmes „Albtiefbau – GP Papenburg" me fjalet eshte ogur i mire nese rruget e Shqiperise flasin Gjermanisht. Jo vetem sepse rruget e Gjermanise jane nga me te mirat ne Europe, por sepse rruga qe mund te pershkojme se bashku me miqte dhe partneret gjermane drejt zhvillimit dhe integrimit ne BE eshte nje rruge e sigurte dhe pa kthim mbrapa.
Sot po përurojmë se bashku këtë objekt të rëndësishëm i cili ka nje vlere te posacme per zhvillimin e zonës suaj: seksionin e rruges Lezhë-Balldre, me gjatësi 6,2 km, i cili është pjesa e parë e segmentit Lezhë-Shkodër. Ky i fundit është një nga segmentet më të rëndësishëm të Korridorit Kombëtar Veri-Jug, përfundimi i të cilit do të realizojë lidhjen e qytetit të Shkodrës me dy Korridorët Kombëtar Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim, të cilët jane pa dyshim dy arteriet më të rëndësishme të rrjetit tonë rrugor dhe do të luajnë një rol vendimtar në lidhjen e Shqipërisë me vendet e Rajonit, në nxitjen e aktivitetet sipërmarrës, shkëmbimeve kulturore, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe proceset integruese në përgjithësi, duke permiresuar ritmet e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë. Këto zhvillime tashme janë pjesë realizuese e programeve tona ambicioze qeverisëse për një zhvillim të qëndrueshëm në përputhje me standartet perëndimore.
Ky segment rruge, ne nje kuptim me te gjere, eshte pjese e rruges integruese te Shqiperise ne strukturat euroatlantike, sepse ben pjese ne realizimet e angazhimeve tona qeverisese. Nga ana tjeter keto realizime jane prova me e mire e interesit te drejtperdrejte te qeverise socialiste per permiresimin e jetes dhe krijimin e kushteve ne te gjitha anet e shqiperise. Rruga ne veteve dhe te gjithe elementet e tjere te infrastruktures shnderrohen logjikshem ne premotore te zhvillimeve te tjera te domosdoshme ekonomike dhe sociale.
Për ndërtimin e segmentit rrugor Lezhë-Shkodër Qeveria Shqiptare ka akorduar nga buxheti i shtetit një fond prej rreth 4,7 miliard lekë, nga të cilat 664 milion lekë i përkasin seksionit Lezhë-Balldre. Ky seksion lidh rrugën ekzistuese nga Tirana deri tek kryqëzimi për Shëngjin dhe rrugën ekzistuese të aeroportit të Gjadrit.
Rruga e re është ndërtuar sipas të gjithë parametrave teknike europiane dhe është kompletuar me sinjalistikën e nevojshme vertikale e horizontale.
Në përfundim, duke falënderuar edhe një herë të gjithë pjesmarrësit në këtë ceremoni, falënderoj kompaninë ndërtuese "Albtiefbau-GP Papenburg" Joint Venture dhe atë supervizore "C. Lotti & Associati", për përmbushjen me cilësi të detyrimeve të tyre kontraktore.
Ta gezojme rrugen!