E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha homazhe per nder te viktimave ne Japoni

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje homazhe ne zyren e Konsullit te Pergjithshem te Nderit te Japonise ne Shqiperi z. Avni Ponari ne nderim te viktimave te shkaktuara nga termeti dhe cunami ne 11 mars ne Japoni. Duke shprehur keqardhje per jetet e humbura dhe demet e shkaktuara nga kjo fatkeqesi Kryeministri Berisha la nje shenim ne librin e ngushellimeve te hapur me kete rast. Kryeministri Berisha shprehu solidaritetin dhe mbeshtetjen per qeverine dhe popullin japonez ne perballimin e kesaj situate tejet te veshtire. Gjithashtu Kryeministri shprehu admirim per potencialin e jashtezakonshem me te cilin ky vend po e perballon kete katastrofe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›