E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të paktën 19 të vrarë në Kabul

Të paktën 19 vetë janë vrarë dhe më shumë se pesëdhjetë të tjerë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin afgan, Kabul.

Policia tha se të paktën pesë në mesin e të vrarëve ishin të huaj.

Zyrtarët afgane thonë se objekti i sulmit ishte një kolonë e automjeteve të NATO-s.

Shpërthimi ndodhi në perëndim të qytetit, në një zonë afër parlamentit afgan dhe shumë ndërtesave qeveritare si dhe një qendër rekrutimi të ushtrisë.

Sulmuesi vetëvrasës me bombë është njoftuar se po ngiste një makinë te ngarkuar me eksploziv.

Siç ndodh shpesh në sulme të tilla, civilët Afganistan duket se bartin barrën e shpërthimit.

Nuk ka asnjë informacion akoma nëse ndonjë nga trupat e huaja janë prekur nga sulmi.

Policia ka vendosur pika kontrolli shtesë në të gjithë qytetin këtë vit, pas një seri sulmesh nga persona të armatosur mbi zyrat qeveritare dhe hotele.

Por është e pamundur që të ndalohet dhe bastiset çdo makinë që hyn në qytet, kështu që këto sulme duket qartë se do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›