Euroja në rënie të lirë Shënon pikën më të ulët në 4 vjet
Euroja ka prekur niveline saj më të ulët gjatë këtyre 4 viteve të fudnit ndaj dollarit duke shqetësuar ndjeshëm evropainët që janë të përfshirë nga kriza e defiçiteve të lartë buxhetorë të një numur vednesh anëtarë të zonës euro. Monedha evropiane ka pësuar këtë humbje ndaj dollarit ndërsa banka Qëndrore Evropiane ka bërë të ditura detajet e mënyrës së si do të absorbojë futjen e sasisë së madhe të likuiditetit nga blerja e bonove, duke reduktuar kështu shqetësimin e investitorëve në lidhje me një shfaqje të inflacionit në një situatë të tillë. Veç dollait edhe monedha japoneze jeni ka fituar shumë pikë duke krijuar një shqetsim të madh për euron dhe vendet që e kanë këtë monedhë. “Anëtarët e BE-së dhe përfaqësuesit e Bankës Qëndrore Evropiane po përpiqen që të qetësojnë tregjet por duket se në tërë Evropën ka një mungesë dëshire për investime në këtë continent”, ka deklaruar një analist ekonomik I “Financial Times” Siaps tij tregjet janë të shqetësuara në lidhje me faktin se Evropa shumë shpejt mund ët bjer në një gjendje të rëndë recesoni qëd të ketë pa dyshim një efekt shuëm të madh ehe në gjithë ekonominë botërore. Ndërkaq po dhje Banka Qëndrore Evropiane bëri të ditur se do të injektojë para në tregje dhe do të gjejë edhe mënyrën e absorbimit të kësaj sasie parashë. Ndërkaq do të blejë edhe bonot qeevritare dhe ato të korporatave.
Banka qendra e të cilës ndodhet në Frankfurt tha se do ët pompont një sasi shuë të madhe të hollash. Reagime shqetësuese kanë ardhur edhe nga politikanë të ndryshëm në Evropë. Kështu Kryeministri luksemburgez Jean-Claude Juncker tha se ritmi me të cilën po binte euroja në krahasim me monedhat e tjera ishte shumë shqetësues. “Unë në fakt nuk jam I shqetësuar në lidhje me shkallën aktuale të shmëbimit të Euros, por mbi të gjitha më intereson shpejtësia e kësaj rënieje dhe përkeqësimi shumë I shpejtë I situatës.” Ka deklaruar kryeministri para gazetarëve në Bruksel para se të drejtonte dje takimin e ministrave të fianncës së zonës së euros. “Ne do të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me shkëmbimet në tregun e brendshëm”, ka vazhduar kryeministr. Ndërka edhe Greqia do të marrë 14. miliardë eurt e para të paketës së shpqrimit prej 110 miliardë eurosh që është edhe transhi I parë që do ti duhet për të paguar borxhet e para të sapomaturuara në 19 maj. Kjo transfertë do të bëhet gjaët ditës së sotme. Fondi Monetar Ndërkombëtar I cili është pjesë e kësaj pakete me investimet e saj ka bërë në fudn të javës së kaluar konriburtin e parë prej 5.5 miliardë eurosh. Ministri gjerman I ekonomisë tha se rajoni I Eurosh duhet që shumë shpejt të merret me konsolidimine buxhetit madje deri në një “nivel të dhimbshëm” n mënyrë që monedha të mos braktiset në masë. Për shuma analistë rënia e lirë e Euros po bëhet tashmë një fakt I padiskutueshëm dhe I përditshëm dhe se pasojë e kësaj situate do të jetë një recession I madh.
#